Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara “Vrapo për autizmin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua sot gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin. Gara e organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, erdhi në kuadër të Javës Italiane të Kulturës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se më shumë sesa çmimi ka rëndësi kauza për të cilën po garohet. “Sot rëndësi ka ta bëjmë garën, të marrim pjesë, të kuptojmë sa e rëndësishme është t’i japim një dorë njëri-tjetrit. Asnjeri nuk ia del vetëm. Të gjithë kemi nevojë për një dorë që na ndihmon, për një vesh që na dëgjon, për një mendje që logjikon me ne dhe për dikë që na jep zemër tërë kohës,” tha ai.

Veliaj shtoi se qëllimi i aktiviteteve të tilla është që t’u jepet të gjthëve një shans.

Na pëlqen që të gjithëve t’u japim një shans, pavarësisht se disa do shkojnë në kampionat botëror e lojëra olimpike, kurse disa të tjere duhet t’i fitojnë betejat e vogla përditë. Ne duam që Federatat tona sportive të kenë të gjithë këtë mentalitet, t’i japim secilit një mundësi të përfshihet, të ndihet që është pjesë e këtij qyteti,” u shpreh ai.

Një falenderim kryebashkiaku e kishte edhe për Ambasadën Italiane që çeli siparin e Javëve të Kulturës për këtë vit në Tiranë.

Java italiane e kulturës është aktiviteti që kemi më shumë për zemër, e që vërtet i kemi kushtuar shumë energji që të dalë sa më bukur dhe fëmijët, engjëjt tanë të mrekullueshëm, ta shijojnë jashtë mase. Jam shumë i lumtur sepse të gjitha ambasadat kanë javët e tyre të kulturës por kryesisht javët e kulturës janë të promovojnë shtetin e tyre,” tha ai.

Lexo edhe :  Spartak Ngjela tregon pse Berisha sot është i shqetësuar shumë

“Është një nga ato rastet ku e rëndësishme është të marrësh pjesë. Do marr edhe unë pjesë, me siguri nuk do arrij i pari në finish, por edhe të arrish i fundit, është një kënaqësi e madhe,” tha ambasadori Bucci.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV