Komandanti i KFOR-it i ashpër me Kurtin: Nuk është NATO çadër ku strehohesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Misioni i NATO-s nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet ombrella nën të cilën mund të strehohet pas veprimeve të njëanshme që prishin ekuilibrat shumë të pasigurt ”.

Me këtë frazë nis intervista e CorriereDella Sera për kreun e KFOR-it lidhur me situatën në veri të Kosovës. Angelo Michele Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere”, ka kritikuar gjerësisht Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “veprime të njëanshme” dhe hapa të mbrapsht prej dy viteve.

Ristuccia e vlerësoi si “të gabuar” vendimin e Kryetarit të Qeverisë ës Kosovës, Albin Kurti, për të instaluar tre kryetarët shqiptarë në komunat veriore pa u pranuar nga popullata lokale atje, ndërsa intervenimin e KFOR’it e quajti “shmangie të një tragjedie”.

Pjësë nga intervista:

Komandant, për çfarë e keni fjalën?

“Para së gjithash, vendimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të pa njohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e kundërta të gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë së Prishtinës ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke e bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”.

A nuk ishte kjo një zgjedhje legjitime nga ana e qeverisë së një vendi që vepron në territorin e vet?

“Ju lutem, le të mos pretendojmë se kjo është një situatë normale. Këto janë vendime të marra pa koordinim paraprak me ne dhe me palët e përfshira. Nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një qasje që sigurisht nuk nxit besimin e ndërsjellë. Ne gjithmonë duhet të vlerësojmë pasojat e dëmshme që kanë këto lloj veprimesh. Kur më fliste, kryeministri Kurti ishte gjithmonë dakord me këtë qasje”.

Pse nuk e ndoqi këtë herë?

“Pyet atë.”

Ne e bëme atë. Ai përgjigjet se Kosova është shtet sovran dhe nuk mund të dorëzohet para shantazheve të dhunuesve.

“Si ushtarë, ne jemi të shqetësuar për sigurinë, stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes së dy grupeve etnike. Unë nuk i gjykoj vendimet politike, por kam për detyrë të shqetësohem për pasojat e tyre, të cilat në një kontekst kaq delikat mund të çojnë lehtësisht në përshkallëzim, siç e kemi parë”.

Lexo edhe :  Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, policia në vendngjarje

Çfarë do të ishte Kosova e Veriut pa misionin e NATO-s?

“Një tjetër vatër lufte. Situata me të cilën po përballemi është rezultat i një sërë krizash të grumbulluara me kalimin e kohës. Le ta quajmë një destabilitet të kontrolluar, i cili megjithatë po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm në terren, për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve mes dy grupeve etnike dhe kushdo që i përfaqëson ato. Çdo balancë e arritur me përpjekje të mëdha, krizë pas krize, po bëhet gjithnjë e më e pasigurt”.

A janë përgjegjësitë vetëm në njërën anë?

“Absolutisht jo. Të dyja palët nuk janë në gjendje të përfitojnë nga objektivat e arritura ndër vite, me përpjekje të mëdha nga diplomacia ndërkombëtare. Në momentin që ka një marrëveshje, ajo duhet të zbatohet. Por pa asnjë dialog, mbetet një letër e vdekur. Në bazë të gjithçkaje ka vetëm mosbesim të ndërsjellë. Pacta sunt servanda. Kjo do të mjaftonte. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë”.

A është faji i nacionalizmave të ndërsjellë?

“Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë”.

Pra, a mungon vullneti politik?

“Në njëzet vitet e fundit janë arritur rezultate të rëndësishme. Edhe në kushtet e bashkëjetesës paqësore. Por duke filluar nga viti 2021, vetëm një hap prapa, si karkalecat. Për shkak të polarizimit ekstrem të disa fakteve, të shfrytëzuara nga të gjitha palët e përfshira në emër të politikave ekstremiste, të cilat kanë cenuar stabilitetin mes dy grupeve etnike”.

Sa i lartë është rreziku i përkeqësimit të mëtejshëm të situatës?

“Ndërhyrja jonë krijoi një efekt afatshkurtër. Përmes veprimeve diplomatike, Serbia dhe Kosova kanë filluar sërish të bisedojnë me njëra-tjetrën. Shpresojmë që kjo periudhë kohore të përdoret për të nisur negociatat reale. Sikur të mos ishte bërë deri më tani”.

Të fundit

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, kush parti kryeson

Edhe në bashkinë Përmet tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas asaj që raportohet, si rezultat forcë...

Dash Sula: 4 gjëra e kanë varrosur Partinë Demokratike në këto zgjedhje

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e...

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme” PS thirrje komisionerëve: Respektoni ligjin

PS i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën e numërimit të votave deri në fund për të...

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 470 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste dominon me...

Drejt mandatit të katërt, PS fiton një tjetër bashki

Në bashkinë Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Edhe në këtë bashki fituese është Partia Socialiste me një rezultat të thellë, prej...

Lajme të tjera

Web TV