E dënuar për korrupsion, Vetingu shkarkon Majlinda Andrean pas 6 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shkarkuar nga detyra ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea. Ajo më herët ka qenë e dënuar për korrupsion.

Majlinda Andrea u shpall fajtore për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për të mos pranuar rekursin për një vendim pronësie në zonën e Butrintit.

Edhe pse e dënuar më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë më 22 korrik 2017, nuk zbatoi ligjin për ta shkarkuar Andreaan, e cila mbante statusen e magjistrates edhe pse e dënuar më parë.

Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut ka kryer verifikimin e Majlinda Andreas, duke i kaluar barrën e provës. Ish gjyqtarja ka pohuar se KPK-ja nuk ka kompetencë për verifikimin e saj dhe se Komisioni i Vetingut duhet ta mbyllë këtë proces pa një vendim.

Në përfundim të procesit, KPK-ja ka vendosur shkarkimin e Majlinda Andreas nga detyra, me argumentin se ka cenuar besimin e publikut, duke iu referuar vendimit të dënimit për korrupsionin.

Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2008, Andrea u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë dhe e ushtroi detyrën deri në vitin 2016, kur u përball me akuzat për mitmarrje.

Në shkurt të vitit 2021, KPK ka vendosur ngritjen e trupës për rivlerësimin e Andreas, të përbërë nga komisioneret Alma Faskaj, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV