Grupi i PD del me deklaratë për bashkim: Ja pesë hapat, të kërkojmë ndihmë nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi, ka dalë me një deklaratë zyrtare për bashkimin e Partisë Demokratike. Janë pesë hapa përmes të cilëve kërkohet që të angazhohen të dy grupimet e PD, për të bashkuar bazën dhe gjithë partinë.

Një ndër pikat e kësaj deklarate parashikon krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

  • – Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
  • – Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
  • – Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

“Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës”, vijon paltforma.

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit, duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend, Grupi Parlamentar ka ndërmarrë nismën për bashkimin e partisë.

Tiranë, më 05 Qershor 2023 – QËNDRIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik;

Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;

Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika;

Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, sic është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 Mars 2023;

Lexo edhe :  Nesër “Giro d’Italia 2025”, njihuni me rrugët që duhet të shmangni në Tiranë

Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike;

Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

  1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.
  2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.
  3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
  • – Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
  • – Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
  • – Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
  1. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.
  2. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.

Të fundit

Kuotohet si fituesja e Eurovizionit, këngëtarja shkodrane jep leksione kërcimi (video)

Pak ditë na ndajnë nga nisja e Eurovision 2025, ndërsa Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është duke bërë “namin”....

Nxehet “loja” më shumë se kurrë! Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier!

Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fierit, kanë zhvilluar një vëzhgim në disa...

Giro d’Italia në Shqipëri/ Veliaj nga qelia: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës (FOTO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për garën e Giro d’Italia që po organizohet në Shqipëri. Veliaj shprehet se Tirana po...

Gjendet i vdekur burri brenda një kanali në Divjakë, dyshime të forta!

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Policia në vendngjarje për këtë rast...

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit

Nesër në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Fushata elektorale përfundoi prej mesnatës së mbrëmshme, pas një muaji takimesh elektorale dhe fjalimesh në...

Lajme të tjera

Web TV