Horoskopi i ditës së hënë, 5 qershor 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Me kaq shumë yje të pranishëm në shenjën tuaj, do të arrini të shfaqni energji maksimale në punë. Do të jetë ditë ideale për biznes. Në mbrëmje do e gjeni veten në një festë, por do të keni dhe një ftesë tjetër, gjë që do ua bëjë të vështirë zgjedhjen.

Demi

Do të jeni të tensionuar si telat e violinës, ndaj do të rrezikoni që të gaboni shumë. Në sajë të ndihmës së një njeriu ekspert, do të arrini që të merrni situatën nën kontroll.

Binjakët

Përballojeni ditën me grintë dhe optimizëm. Në punë do të gjeni një pikë ekuilibri, ndërkohë që miqtë do ju mbushin me entuziazëm. Mos humbni rastin për të nxjerrë vlerat tuaja në pah, pasi e meritoni që të vlerësoheni.

Gaforrja

Një ndryshim programi do ju hutojë. Duhet të përshtateni me situatën dhe nevojat më emergjente. Mund të mbështeteni në disa të ardhura ekstra, për të bërë blerje me leverdi.

Luani

Dielli, Hëna dhe Marsi do të jenë të pranishëm në shenjën tuaj. Nëse jeni në kërkim të ndonjë konfirmimi apo zgjidhje, gjatë kësaj të hëne do e keni të lehtë për ta gjetur.

Prania juaj do të vlerësohet kudo, në çfarëdolloj ambienti.

Virgjëresha

Duhet t’i bëni sytë katër sa i takon llogarive, pasi kjo ditë kërkon ekuilibër. Këshillohet që të thelloheni lidhur me një raport ku jeni përfshirë. Jepini kohë vetes, në pritje që gjërat të piqen.

Peshorja

Nëse punoni në kontakt me publikun, do të dini ta trajtoni klientelën në mënyrën më efikase të mundshme. Duke prekur pikën e duhur, do të dini të merrni atë që ju intereson. Në raportin në çift ka nevojë për ekuilibër.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës së diel, 4 maj 2025.

Akrepi

Dita do të vijë duke u përmirësuar, në sajë të ndikimit të Diellit, Hënës dhe Marsit në shenjën tuaj. Të përfshirë nga dësuira për t’ia dalë, do të mërziteni me veten, por do u’a shfryni mllefin të tjerëve.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë mjaft harmonike dhe do arrini të çoni përpara, shumë gjëra që keni përzemër. Në punë, do të dominojë shpirti konkurrues dhe grinta për t’ia dalë.

Bricjapi

Nëse pavarësisht sforcimeve, rezultati nuk do të jetë në lartësinë e pritshmërive, mundësitë janë dy, ose keni shumë pretendime, ose po ngatërroni objektiv. Jini më pjesëmarrës në çështje familjare dhe me personin e zemrës, duke i kushtuar më shumë vëmendje.

Ujori

Dielli, Marsi dhe kalimi tranzit i Hënës, do të jenë në kundërshtim me shenjën tuaj. Duhet të merrni masa dhe të jeni të përgatitur për gjithçka. Kjo do të thotë që sidomos lidhur me një situatë delikate, duhen bërë sytë katër.

Peshqit

Përqendrimi i planetëve në shenjën tuaj, flet për shumë punë dhe pak argëtim. Por mos u mërzisni, pasi shumë shpejtë do të vijë shpërblimi, ndonëse të gjithë presin shumë prej jush.

Të fundit

‘Djathtas për Zhvillim’ mbylli fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe!

Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbrëmjen e djeshme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm. Gjatë fjalës...

Itali/ Sherri mes shqiptarëve përfundon në vrasje, viktima nuk kishte dokumente…

Një konflikt mes dy shqiptarëve në Itali ka përfunduar tragjikisht, me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Sipas autoriteteve italiane, gjatë sherrit,...

Tiranë/Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, 2 të arrestuar, nën hetim shoku i tyre

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent'. Në kuadër të...

Papa Leo XIV kthehet në pallatin ku jetonte, përshëndet njerëzit dhe bën fotografi me ta

Papa Prevost ka bërë daljen e tij të parë surprizë: ai u kthye për të përshëndetur njerëzit në Palazzo del Sant'Uffizio ku jetonte. Papa...

Kryetari i PS në Lezhë reagon ndaj akzuave për shit-blerje votash: PD po shpif!

Krytari i Partisë Socialiste në Kurbin, Benard Palaj, ka dalë në një deklaratë për mediat dhe ka reaguar në lidhje me pretendimet e PD-së...

Lajme të tjera

Web TV