Gara brenda PD-së më 29 korrik/ Zbardhen emrat e anëtarëve që votuan pro dhe kundër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë të PD, të cilët kanë votuar pro dhe kundër vendimeve të miratuara mes tensioneve dhe debateve.

Kryesia e PD-së pas 8 orësh debate të tensionuara mori një vendim për hapjen e garës për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

Mbledhja nisi rreth orës 18:00 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2:30 të së mërkurës, ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.  Në fund  te mbledhjes 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

Ndërsa pas përfundimit të mbledhjes, Jorida Tabaku njoftoi dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partise Demokratike.

Votuan pro

ENKELEJD ?ALIBEAJ
FLUTURA?AÇKA
JEMIN ?GJANA
TAULANT? ZENELI
ENDRI?? HASA
INDRIT ?SEFA
KRESHNIK ?ÇOLLAKU
ROLAND ?BEJKO
GENTIAN ?GABA
AGRON? KAPLLANAJ
ARBI??A GALLIU
FITIM ??ZEKTHI
GAZMEND ?KODUZI
MERITA ?BAKIU
ORJOLA ?PAMPURI
TAULANDA ?JUPI
XHEMAL ?GJUNKSHI

Votuan kundër

Jonila Godole
Flamur Hoxha

Abstenuan
Jorida Tabaku
Juela Hamati
Oriela Nebiaj

VENDIMET E KRYESISE

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

1-Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.

a-Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;

b-Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.

c-Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas  përcaktimeve të nenit 25.

Lexo edhe :  “Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”/ Rama ndan pamjet nga 'çlirimi' i Tiranës

2-Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:

a-Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;

b-Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;

c-Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;

d-Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

3-Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku qw nw bashkwpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarwsisw;

4-Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

5-Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV