Protestat masive në Serbi/ Brnabiç: Gati të jap dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, tha se është e gatshme të japë dorëheqjen.

“Jam e gatshme dhe llogarisni se mund ta keni dorëheqjen time”, tha ajo gjatë një fjalimi publik së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ajo tha se mendon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare deri në fund të vitit është zgjidhje për krizën dhe shtoi se opozita nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për takim.

Në muajt e fundit, në Serbi janë mbajtur disa protesta të thirrura nga një pjesë e opozitës që është e pakënaqur me përgjigjen e Qeverisë ndaj dy të shtënave masive në muajin maj, që lanë të vrarë 18 persona.

Brnabiç tha se ka kryer detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se rezultatet e ekzekutivit të saj janë të padiskutueshme.

“Jo gjithçka ishte perfekte, por ne bëmë më të mirën dhe mendoj se kemi rezultate që çdo qytetar, nëse është i sinqertë, mund të krenohet me to”, tha ajo.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është e sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Vuçiç tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore.

Të fundit

Mbetën në mes të detit, Policia kufitare u vjen në ndihmë 8 turistëve

Policia Kufitare Vlorë, e angazhuar maksimalisht për sigurinë në hapësirat detare, u vjen në ndihmë në dy raste në...

Rëndohet bilanci/Numri i të viktimave nga rrëzimi i aeroplanit të Air India rritet në 270

Mjekët në Indi kanë konfirmuar se janë gjetur 270 trupa të pajetë në vendin e rrëzimit të avionit në qytetin Ahmedabad, që ndodhi të...

Berisha bën parashikimin për Iranin: Diktatura e Ajatullahëve drejt fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me përplasjen e armatosur që ka nisur ditët e...

E KRYER/ Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Italisë. Vetë Bufon, koordinator i përfaqësueses italiane, ka konfirmuar në fjalët e tij emërimin që...

Franko Zefireli, mjeshtri që i dha shpirt figurës së Jezusit

Nga Leonard Veizi Ka disa autorë që arrijnë të qëndisin me gjëlpërën e tyre jo thjesht filma, por përjetime, që kalojnë nga ekrani drejt e...

Lajme të tjera

Web TV