A do ta mbështesni Bashën nëse kandidon për kryetar të PD? Ja si pergjigjet Alibeaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj nuk dha një përgjigje të prerë kur u pyet nëse do ta mbështesë Lulzim Bashën për kryetar të PD apo jo.

Ai u shpreh se mbështet një parti me rregulla dhe me pushtete të ndara.

“Unë mbështes një parti një rregulla statutore , me pushtete të ndara, me pushtetet që kontrollojnë kryetarin, me pushtete të decentralizuara”, tha Alibeaj.

Alibeaj po ashtu sqaroi pse PD nuk funksionoi me zgjatje te mandatit te kryetarit te komanduar.

“Zhvillimet në PD janë publike, po e them dhe unë që do duhet një orëq e më parë që PD të marrë formën e saj të funksionimit të saj.

Zgjatja e drejtimit të saj me kryetar të komanduar nuk ishte zgjidhje  më e mirë.

Ka qenë një vendim i kryesisë dhe grupit parlamentar, të gjithë ramë dakord që do vazhdonim me kryetar të komanduar deri pas zgjedhjeve. Ishte e arsyeshme, e nevojshme që sapo të mbaronin zgjedhjet të futeshim në proces.

Nuk arrij ta kuptoj që edhe pas një zgjatje pas një viti e ca ne të marrim kohë!! Kohë për çfarë? Unë e kam thënë që duhet të heqim dorë nga ajo që fati i një partie varet nga emri i një individi. Secili është kryetar i partisë, rregullat janë ato që e bëjnë partinë”, theksoi Alibeaj.

Të fundit

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi...

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë...

Lajme të tjera

Web TV