Krifca: Kompanitë shqiptare zgjedhje të parë blerjen e grurit vendas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompanitë shqiptare do të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojes së miellit dhe prodhimit të bukës.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në përfundim të një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatës së Miellit si dhe Shoqatës së Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive.

“Jemi dakordësuar së bashku që prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit patjetër që do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, u shpreh Krifca.

Ministrja bëri të ditur se, ky hap vjen në kushtet, kur në tregjet globale të grurit dhe çmimi i bursës ka pasur një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Ajo theksoi se “vendimmarrja jonë ka qenë për të rritur prodhimin e grurit vendas, në kushtet e një situate të pazakontë, dhe qeveria shqiptare i është përgjigjur një moment të luhatshëm gjeopolitik, i cili solli nevojën për të mbështetur pikërisht prodhimit grurit”.

Krifca tha se, “u mbështetën me subvencione rreth 4 mijë fermerë me një sipërfaqe të konsiderueshme të prodhimit të grurit, teksa paralelisht fermerët u ndihmuan për punime të mekanizuara me naftë pa taksa, vitin e kaluar, por edhe këtë vit”.

Krifca nënvizoi se sfida kryesore është garantimi i grumbullimit dhe shitja e grurit tek fabrikat e miellit në vend.

“Me përfaqësues të këtij sektori jemi ulur dhe kemi diskutuar gjerësisht mbi nevojat e sektorit, kapaciteteve të rezervave të grurit që kemi aktualisht, mbi nevojat që ka sektori për të blerë grurin dhe kemi dakordësuar bashkërisht që orientimi ynë primar do të jetë shitja e prodhimit vendas”, tha ministrja.

Lexo edhe :  VIDEO: PD harron me kë e ka “betejën”, kapet me gazetarët

Krifca deklaroi se, për kompanitë e blojes zgjedhja e parë do të jetë prodhimi vendas i grurit. Janë dy shoqata që janë dakordësuar për për blerjen e grurit shqiptar nga fermerët.

Ministrja shprehu angazhimin se do të jetë në një kombinim të vazhdueshëm ecuria e këtij procesi, pasi janë faktor të bursës, tregjeve ndërkombëtare dhe ato gjeopolitike që përcaktojnë çmimet e tregut.

Krifca, tha se ”duke qenë në një komunikim të vazhdueshëm dhe dialog të hapur, me aktorët e tregut, sigursht që jemi në gjendje t’i përgjigjemi nevojave të  vendit më së miri”.

Krifca theksoi se, “sfida është garantimi i grumbullimit dhe shitja tek fabrikat shqiptare të miellit e grurit vendas. Në takimin me kompanitë shqiptare të cilat merren me importin e drithërave, ministrja u kërkoi të mbështesin dhe grumbullojnë prodhimin tonë të grurit”.

Ajo i ftoi kompanitë shqiptare të cilat importojnë grurë të fokusohen tek blerja e grurit vendas.

Të fundit

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

“Shpërthen” Elena Kocaqi: Sa të jetë Rama kryeministër, nuk garoj më

Elena Kocaqi ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit, ku ajo kandidaoi me partinë e saj, “Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare”. E...

Ylli Manjani: Treni bullgar i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD

"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi...

Lajme të tjera

Web TV