Zbardhet dosja, tërmeti që “nxiu” ish-kryebashkiakun Dako

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Bashkisë Durrës Vangjush Dako do të dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Ndaj Dakos rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës” për dy raste, në dhënien e lejes së një pallati në kundërshtim me ligjin dhe abuzimin me tenderin e shëtitores së Durrësit.

Prokuroria Speciale, SPAK ka publikuar të dhëna të dosjes hetimore ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe nëntë zyrtarëve të tjerë të Bashkisë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave.

Njeriu më I rëndësishëm politik I PS-së në Qarkun e Durrësit do të përballet sot me gjykatën ku do të njihet me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai akuzohet për dy raste në akuzën e shpërdorimuit të detyrës ku në rastin e parë është dhënia e lejes së një pallati të dëmtuar nga tërmeti në vitin 2019 dhe një rast tjetër është tenderi për shëtitoren e Durrësit, ku dyshohet se është shkaktuar një dëm finaciar prej 22 milionë lekësh të reja.

Akuza të “vogla” në dukje, por SPAK ka kërkuar masën ekstreme të sigurisë. Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, disa orë pas publikimit të urdhër-arrestit do të dalë sot para gjykatës për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Seanca për verifikimin e kushteve pas masës së shpallur në mungesë për Dakon, pritet të mbahet në orën 10:00 të mëngjesit. Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat 11 vite më parë në lagjen nr. 5 të Durrësit u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie. Pallati pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish-zyrtarëve të tjerë. Në pranga ra edhe biznesmeni Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit.

Lexo edhe :  Beteja e të vegjëlve - Shehaj fitoi në Tiranë, Lapaj fitoi në Shqipëri

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin arrestimin e Vangjush Dakos dhe të 4 ish-zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinieren e kompanisë.

Arrest me burg është kërkuar për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.

Hetimet per sekretin hetimor

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve Vangjush Dako etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme.

Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë.

Të fundit

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. ne perditesim…

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV