Meraku i Kurtit dhe Berishës për demokracinë në Serbi, një sëmundje e vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Këshilltarët më të afërt të Albin Kurtit në qeveri, kryesisht kjo “mërgata” marksiste e Tiranës në Prishtinë, në komentet e tyre të përditshme kundër ambasadorit Kristofer Hill, kundër të dërguarit amerikan Escobar apo atij të Bashkimit Evropian, Lajçak, kanë si temë kryesore përse Perëndimi nuk po demokratizon Serbinë, por po i bie më qafë Albin Kurtit.

Për sulmet e tyre shpesh herë vulgare ndaj personaliteteve ndërkombëtare, duhet të mbahet qëndrim, pasi ata flasin si këshilltar të kryeministrit Albin Kurti, por tani është luks të flasësh për këtë gjë.

Nuk po them asgjë për sulmet ndaj Edi Ramës, se ai e ka lëkurën e trashë dhe nuk mërzitet nga kjo specie. Por të huajt mbajnë shënim dhe kjo helmatisje në emër të kryeministrit të Kosovës i kushton Kosovës.

Por ajo që më bën më shumë përshtypje në këtë diskursin e tyre kundër zyrtarëve më të lartë amerikanë, që këta i quajnë me ironi “emisarë”, është se po i kërkojnë SHBA të sulmojë Serbinë, pasi sipas tyre presidenti Aleksandër Vuçiq, është autokrat.

Pra po i kërkojnë SHBA të ndëshkojë Serbinë se aty ka mungesë demokracie dhe punët nuk po shkojnë mirë sa i përket standardeve të demokracisë.

Problemi që ka Kosova me Serbinë, nuk është më problem demokratik. Ka qenë dikur dhe ashtu për palën serbe. Tani është historik, etnik, ligjor, shtetëror, diplomatik dhe në fund, është dhe problem demokratik.

Është problem demokratik, pasi Albin Kurti po përpiqet t’i imponohet një pakice serbe në veri të vendit me katër kryetarë të zgjedhur nga një pakicë e pakicës shqiptare, duke ua imponuar si kryetarë.

Këtë gjë ka pas bërë Milosheviqi në vitin 1990 në Kosovë dhe pikërisht pse e bëri këtë, duke iu imponuar shqiptarëve të Kosovës një administratë të vetën, SHBA e bombardoi Serbinë dhe ia hoqi nga duart shqiptarët, Milosheviqit.

Tani Kosova dhe Serbia kanë rrugët e tyre sa i përket standartit demokratik. Të dyja janë në një ranglistë ndërkombëtare si demokraci hibride.

Aleksandër Vuçiq nuk ka më shumë pushtet në Serbi se sa ka Albin Kurti në Kosovë, por dhe nëse është qoftë dhe diktator në Serbi, ky nuk është më problem i Kosovës. Ky është problem i serbëve që pranojnë pushtetin e tij.

Lexo edhe :  Opozita mëkatare

Kristofer Hill, nuk ka për të ngritur më avion të bombardojë Beogradin pse Aleksandër Vuçiq nuk i pëlqen Albinit dhe këshilltareve të tij si demokrat, ndërkohë që vet janë më shumë se sa autokratë marksistë, që kanë bërë gjyqe politike në partinë e tyre dhe drejtojnë vendin me paranoja izolacioni nga SHBA dhe BE.

Nëse amerikanët do merreshin në Kosovë me problemet që Albini u kërkon të merren me Serbinë, ai do kishte nxjerrë njerëzit trushpëlarë në rrugë kundër SHBA. Me kriterin që Albin Kurti ndalon dhe sulmon SHBA të merret me punët e Kosovës, as nuk duhet të guxojë të hap gojën pse SHBA nuk ndërhynë në punët e brendshme të Serbisë.

Por sa herë që autokratët shqiptarë, siç është në të vërtetë Albin Kurti, nuk zgjidhin dot problemet e tyre, merren me demokratizimin e Serbisë. Kështu ka pat bërë dhe Berisha më 1996- 1997, duke thirrur Adem Demaçin në Tiranë dhe duke e lëshuar kundër Ibrahim Rugovës dhe pro protestave të studentëve ne Beograd. Edhe atëherë ka pas një urë kontakti mes Berishës dhe lëvizjes studentore në Prishtinë drejtuar nga Kurti, për t’iu kundërvënë Rugovës dhe për të mbështetur protestat në Beograd.

Kështu po bën dhe tani përsëri bashkë me Albin Kurtin. Kanë nxjerr si problem kryesor të Ballkanit mungesën e demokracisë në Serbi, dy politikanë që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë.

Kosova dhe Albin Kurti duhet të merren me Serbinë, për problemin që ka Kosova me Serbinë dhe jo për probleme që kanë serbët me qeverinë e tyre.

Nëse vërtet do të kontribuojë në demokratizimin e Serbisë, fillimisht të japë shembull në Veri të Kosovës ku jetojnë serbët dhe ku Albin Kurti po ruan me policë katër kukulla të tij në zyra.

Pastaj nëse do të kontribuojë më tej, ai mund të hapë një degë të Vetëvendosjes në Serbi, siç e hapi në Shqipëri dhe të konkurrojë në zgjedhjet e radhës. Serbisht për fat dinë shumica e Vetëvendosjes. Se Berisha e ka më lehtë, se ka dajat e gruas aty.

Të fundit

Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku foli rreth përgatitjeve të...

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga burimet kryesore të informacionit për miliarda përdorues. Sipas të dhënave...

Diell dhe ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i...

Rama dhe Berisha nisin sot fushatën/Publikohet harta e zonave ku krimi ndikon në zgjedhje

Politologu Afrim Krasniqi ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së...

Flasim për njeriun human, kur historia flet me armë

Nga Leonard Veizi   Flasim gjithë ditën e ditës për humanizëm, të qenit human. Madje edhe natën nuk e kursejmë për të tilla biseda jetësore, thelbësore,...

Lajme të tjera

Web TV