Ditët për plazh ende larg, fundjava me mot me vranësira e reshje shiu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë, për ditën e Shtunë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht pas orëve të mesditës.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Të fundit

Në prag të luftës së tretë botërore?/ Kina, kërcënim global

Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj komentoi për ‘ABC e mëngjesit’ zhvillimet gjeopolitike në një situatë të tensionuar globale ku...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë jomateriale

Të rinjtë shqiptarë janë të interesuar dhe të angazhuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore jomateriale, megjithatë përballen me mungesa në njohuri dhe akses. Është...

Opozita është moral

Nga Ben Andoni Ka një mbrojtje të madhe dhe të pakërkuar nga shumë njerëz, të cilët janë afër PD-së për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve...

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në pah dashurinë që Nënë...

Sot provimi i parë i maturës/ Manastirliu: Besoni te vetja, më e mira është para jush

Mbi 27 mijë maturantë do t'i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj. Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta...

Lajme të tjera

Web TV