Kurorëzoi dashurinë me Klea Hutën, por Elgiti zbulon se çfarë nuk shkoi në dasmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klea Huta dhe Elgit Dodës zbuluan në “Më Lër të Flas”, disa detaje nga dasma e tyre magjepsëse të dielën e kaluar.

Të pyetur se çfarë ishin disa nga gjërat që nuk shkuan gjatë ceremonisë, këngëtari tregoi se e vuri unazën nga krahu i djathtë dhe se nuk i tha asgjë askush.

Për sa i përket unazës, ai tha se nuk do ta mbajë në gisht. “Kam vendosur ta bëj varëse unazën, nuk na mban unaza”,– tha Elgiti.

Ndërkohë moderatorja tha se nuk e kishte problem: “Si ta ndiejë ai, si të jetë ai më rehat, është trupi i tij personal.”.

Klea tregoi edhe një situatë tjerët të sikletshme gjatë ceremonisë. “I kisha lyer buzët me një shkëlqyes që kishte acid hialuronik, dhe ajo është pak “spicy” (djegës) edhe kur më puthi, filloi duke iu skuqur pak buza duke iu mpirë pak”,– tregoi ajo.

Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Klea dukej magjepsëse me një fustan të bardhë saten ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht.

Ndërsa pjesën e bustit, ajo zgjodhi ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla. Nga ana tjetër, Elgiti zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.

Të fundit

Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore pritet të zërë vendin e tij

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço pritet të mos e vijojë më...

‘WhatsApp’prezanton funksionin e ri për përdoruesit, ja çfarë sjell përditësimi i fundit

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre. Ky funksion, i quajtur “Message...

“Ky lojtar qëndron me mua!” Allegri jep ultimatumin te Milani

"Saelemaekers do të qëndrojë me mua te Milan". Këto janë fjalët që trajneri i ri i Milan, Max Allegri, thuhet se përdori kur foli...

Milani zyrtarizon dy largime në sulm, Igli Tare premton përforcime

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e dy sulmuesve nga skuadra e sezonit të fundit. Tammy Abraham dhe Luka Jovic nuk do të jenë më pjesë e...

“Po vjen fundi i futbollit”, Klopp jep paralajmërimin

Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga futbollistë, mjekë sportivë dhe mbi...

Lajme të tjera

Web TV