Sezoni veror/ Manastirliu: Nga 15 Qershori hapen 30 qendra shëndetësore verore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 15 qershori, 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike do të jenë gati të ofrojnë shërbim shëndetësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook,  ka bërë të ditur hapjen e qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit.

’30 qendra shëndetësore verore  do të hapen më 15 Qershor  në zonat turistike malore dhe bregdetare, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.’- shkruan Manastriliu.

Prej 9 vitesh qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, në bregdet, por edhe në zonat malore, ku gjithashtu numri dhe fluksi i turistëve dhe i pushuesve rritet, hapen çdo 15 Qershor.

Këtë vit është shtuar edhe një qendër e re shëndetësore verore në Spille dhe janë në total 30 qendra shëndetësore verore 24 orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregedet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 Qershor–15 Shtator.

Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjollë, dhe Shëngjin e Tale në Lezhë.

Në Durrës funksionojnë 5 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalzit, Currila, Plazhi i vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, Spille, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24 orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit.

Në rajonin e jugut funksionojnë gjithsej 14 qendra shëndetësore verore, të cilat kanë vendndodhjen përkatësisht në: Pogradec; Lushnjë në plazhin e Divjakës; Fier në plazhin Darëzezës; Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër (Vlorë), Radhimë, Orikum. Në Bashkinë Himarë në 6 plazhe, konkretisht në: Palasë, Dhërmi; Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo.

Lexo edhe :  Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i Vjetër dhe Ksamil i Ri.

Të fundit

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me...

Reshje të dendura shiu në Milano/ Ekspertët: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje...

‘Lufta e Yjeve’ Arma sekrete e Putinit, që po tremb Amerikën

Nëntëmbëdhjetë ditë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të pushtonin Ukrainën më shkurt të 2022, Rusia lëshoi një satelit të ri...

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e...

Mandati i Xhaçkës/ “Kushtetuesja” vendos kur do të shqyrtohet çështja

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor. Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një...

Lajme të tjera

Web TV