Probleme shëndetësore për Biden, presidenti shtyn takimin me kreun e NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet dentare detyruan presidentin amerikan Joe Biden të anulojë paraqitjen e planifikuar të sotme në një ngjarje sportive dhe të shtyjë takimin e tij me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti 80-vjeçar vuante nga një dhimbje e fortë dhëmbi dhe dje të dielën iu nënshtrua trajtimit endodontik nga mjekët në Spitalin Ushtarak Walter Reed. Kryemjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Connor, tha se presidenti amerikan po përjetonte sërish shqetësime në mëngjes, gjë që ai shpjegoi se ishte e pritshme duke pasur parasysh përfundimin e trajtimit.

Operacioni dentar do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë, pa i nënshtruar anestezisë së përgjithshme. Prandaj, Joe Biden nuk do të duhet t’i transferojë përkohësisht kompetencat e tij zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris, siç parashikohet në amendamentin e 25-të të Kushtetutës. Ai e kishte bërë këtë për rreth një orë e gjysmë më 19 nëntor 2021, kur u shtrua  për t’iu nënshtruar një kolonoskopie.

Zëvendëspresidentja Harris do të zëvendësojë Presidentin Biden në ngjarjen sportive që kishte planifikuar të merrte pjesë.

Në të njëjtën kohë, takimi i presidentit amerikan me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg është shtyrë për nesër të martën.

80-vjeçari Biden aspiron të kandidojë për t’u rizgjedhur në presidencën amerikane në vitin 2024, i inkurajuar nga rezultatet e testeve mjekësore që iu nënshtrua së fundmi.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV