Messi flet mbi të ardhmen me Argjentinën: “Nuk do të luaj në Kupën e Botës 2026”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi zbuloi këtë të martë se nuk është në planet e tij të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, që do të mbahet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në vitin 2026.

“Mendoj se nuk do të marr pjesë. “Qatar 2022” ishte Botërori im i fundit. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm. Do të doja të shkoja ta shikoja, por jo të marr pjesë”, deklaroi “Pleshti” për “Titan Sports”.

“Pas fitimit të Kupës së Botës, që ishte ajo që më mungonte, jam i kënaqur dhe mirënjohës për karrierën që kam pasur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi Messi.

Messi ndodhet në Kinë me ekipin argjentinas, ku do të luajë dy miqësoret e fundit para kualifikueseve të Botërorit, kundër Australisë në Pekin, të enjten e ardhshme, dhe kundër Indonezisë në Xhakartë më 19 qershor.

Dueli kundër “Socceroos” do të jetë rikthejë përballjen që patën më 3 dhjetor, në stadiumin “Ahmad bin Ali në Al-Rayyan”, në fazën me eliminim direkt në Kupës e Botës “Katar 2022”, ku skuadra e Lionel Scalonit fitoi 2-1 me shumë vështirësi falë golave të shënuar nga Messi dhe Julián Álvarezit.

Të fundit

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   ...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e...

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e Gazës dhe zonat përreth. Më...

Lajme të tjera

Web TV