Sa kushton një kg kokainë në Shqipëri? Eksperti plas ‘bombën’:Sasi të mëdha po përpunohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel tha se në vendin tonë po përpunohen sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi.

Ai u shpreh se çmimi i kokainës është ulur në krahasim me vitet e tjera, për shkak të sasisë së madhe që ndodhet në vend.

Eksperti e konsideron alarmante situatën, ndërsa shton se ka një sasi përtej asaj të parashikuar.

Karamuço: Që nga 2016-ta ne njohëm ulje pothuajse drastike të kultivimit të kanabisit por ky vit ka bërë një ndryshim, se di ndoshta për çfokusimin e Policisë së Shtetit e cila më shumë u mor me menaxhimin e zgjedhjeve vendore.

Ka një shtim të kultivimit të lëndës narkotike vendase kanabis sativa. Këtë vit është shtuar shumë, si asnjëherë më parë nga 2016-ta dhe prandaj kanë filluar edhe operacionet e policisë që janë përqendruar në veri më së shumti, por edhe në Shqipërinë e Mesme, në Krujë, por edhe në Shqipërinë e Jugut ka një shtim të kultivimit.

Xhokaxhi: Si përcaktohet çmimi i kokainës?

Karamuço: Nëpërmjet grosistëve të cilët prononcohen nën zë që një kile kokainë në Shqipëri kushton sot 20 mijë euro, ndërkohë që më parë kushtonte 27 deri 32.

Do të thotë që ka një sasi shumë të madhe brenda vendit, nuk është se kjo sasi konsumohet brenda vendit, por kjo sasi përpunohet e më pas kalon nëpër linja të tjera për t’u konsumuar në vende të BE-së.

Është alarmante, do të thotë që ka një sasi përtej asaj të parashikuar. Ka laborator që përpunohet, disa janë kapur, disa po hetohen, disa do të kapen në ardhmen.

Ne e shikojmë në dozat me pakicë që përdoren nga ana e qytetarëve që ka rënë shumë çmimi.

Të fundit

Zelensky pas përplasjes me Trump/ S’i detyrohem asnjë ndjesë, dua garanci për vendin tim!

 Në një intervistë për Fox Neës amerikan, - pak pas përplasjes me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance...

Merz paralajmëron 20 prillin si afatin për krijimin e qeverisë së re. Vijojnë negociatat

“Të hapura dhe konstruktive” – kështu i vlerësuan bisedimet e para konsultativ përfaqësuesit e CDU/CSU dhe SPD. Pak ditë pas zgjedhjeve,Unioni CDU/CSU dhe SPD...

Primaret në qarkun e Durrësit/ Floriana Garo: Një super manifestim demokracie!

Floriana Garo, ka publikuar foto nga procesi i primareve në qarkun e Durrësit, qark ku është edhe vetë kandidate. Në një postim në rrjetet sociale,...

Brenda 139 minutave që përmbysën aleancën SHBA-Ukrainë

Kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë ishin në punë në West Wing të premten duke shtruar pjatat, kur zhurma e zërave të ngritur filloi të...

Rikthehen emocionet e Kombëtares, 12 ndeshje për ekipet kuqezi gjatë muajit mars

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja A dhe tek...

Lajme të tjera

Web TV