Veliaj inspekton punimet në gjimnazin “Besnik Sykja”: Shkolla do jetë dy herë më e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën “Besnik Sykja”, i cili po rikonstruktohet, duke u zgjeruar me hapësira të reja për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

Veliaj tha se shkolla do të jetë dy herë më e madhe, pasi është marrë parasysh edhe rritja e zonës.

Shkolla do ketë 27 klasa, plus ambientet ndihmëse dhe laboratorët, e po ashtu hapësira të tjera shumë-funksionale, që do krijojnë lehtësira për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin e zonës.

“Besnik Sykja’ është një shkollë me 700 nxënës, por tani do ketë një godinë për mbi 1000 nxënës, me klasa më të mëdha, për të shmangur dyndjen. Ideja është që jo vetëm ta ndërtojmë shkollën më të bukur dhe më të forte, por edhe më të madhe, duke parashikuar se si do të rritet zona.

Shkolla është bërë me idenë e një Tirane që rritet dhe një shkollë që ka sot ndoshta, më shumë hapësirë se ç’i duhet, por ama është e përgatitur për dy-tre dekadat e ardhshme. Më vjen mirë që shkolla, si të gjitha shkollat e reja, po bëhet jo vetëm estetikisht shumë herë më e këndshme, por ka edhe gjithë lehtësirat për nxënësit.

Ky ka qenë një vit ku jemi marrë shumë me sportin, sidomos me sportin komunitar, por sidomos me përfshirjen e fëmijëve me aftësi ndryshe. Shkollat e reja janë me aksesueshmëri dhe ofrojnë të gjitha kushtet për të lehtësuar këta nxënës në të gjitha mjediset e saj”, tha Veliaj.

Me apo pa fushatë, tha kryebashkiaku, puna duhet të ecë me ritme të shpejta.

“Kemi preferuar të përdorim gjithë perimetrin periferik të shkollës, që të sigurohemi që hapësira në mes, tamam si një përqafim i madh mes ndërtesave prej betoni dhe një oborri të madh që nesër do të përdoret edhe si qendër Komunitare, ka gjithashtu edhe lidhje me palestrën e re.

Kur mbaron mësimi, i gjithë komuniteti mund të përdorë oborrin ku do jenë fushat sportive dhe deri tek aksesi në palestër, ndërkohë që shkolla ka gjithashtu aksesin e saj të brendshëm, dhomat e zhveshjes dhe gjithë nyjet higjieno-sanitare. Janë pushime apo jo, është dimër apo verë, ka apo s’ka fushatë, premtimi që kemi dhënë është: në Tiranë do vlojë puna. Më vjen mirë që puna vlon, edhe pse kemi pasur disa vështirësi për shkak të motit”, tha Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë tha se dëshiron që të paktën oborri i shkollës të hapet, në mënyrë që maturantët të mund ta zhvillojnë aty ceremoninë e diplomimit.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV