Lamtumira për ish-kryeministrin Berlusconi/ Rama: E deshi jetën me gjithë ekzagjerimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e sotme u mbajt ceremonia mortore për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi.

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar dhimbjes së familjarëve me një status në rrjetet sociale, ku jep lamtumirën për ish-kryeministrin italian.

Rama deklaron se Berlusconi preku majat në botën e biznesit, spektaklit e sportit dhe e ktheu politikën në një spektakël me në qendër vetveten.

“Sot në lamtumirën e një personazhi që e jetoi jetën si një rrotullim i plotë i tokës rreth diellit, me të tëra shkallët e dritës dhe errësirës, duke prekur majat në botën e biznesit, spektaklit e sportit dhe duke e kthyer edhe politikën në një spektakël me në qendër vetveten.

Një njeri që e deshi jetën me gjithsej, e jetoi me të gjitha ekzagjerimet e mundshme, e mishëroi me të gjitha dimensionet e qenies së tij të shumëfishtë, jetësim kulmor i shprehjes, “Edhe ëngjëlli edhe djalli rrinë bashkë tek i gjalli”…

Si kryeministri më jetëgjatë në detyrë në historinë e Italisë, Silvio Berluskoni manifestoi në të gjitha rastet një afeksion e një respekt të posaçëm për shqiptarët”, shkruan kreu i qeverisë.

Të fundit

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit...

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas gjashtë vitesh, pritej...

Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti...

Air Canada pezullon fluturimet pasi stafi i kabinës hyn në grevë

Asistentët e fluturimit të Air Canada hynë në grevë të shtunën në mëngjes, pasi negociatat midis sindikatës së stafit dhe linjës ajrore nuk arritën...

Maks Velon e lidhën duar e këmbë, e torturuan nëpër birucat e diktaturës

Nga Kujtim Çashku Maks Velo nuk është Henry Moore shqiptar, por Henry Moore kishte një jetë tjetër tek artisti shqiptar Maks Velo, veç asaj që jetoi...

Lajme të tjera

Web TV