Revolucion tek Interi, Simone Inzaghi jep dritën jeshile për largimin e pesë lojtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas finales së Championsit, Interi ka nisur punën për planifikimi ne sezonit të ardhshëm, teksa pasditen e të martës presidenti Zhang, bashkë me drejtorin Sportiv Ausilio, pritet në një takim të gjatë trajnerin Simone Inzaghi.

Burime pranë klubit zikaltër konfirmojnë se në takim u hodhën bazat për rinovimin e kontratës së Inzaghit, teksa firma pritet të vijë në ditët e ardhshme, pasi palët kanë rënë parimisht dakord.

Ndërkohë një temë mjaft e rëndësishme ishte edhe ajo e merkatos, me trajnerin që duket se ka dhënë miratimin për lojtarët të cilët mund të sakrifikohen sezonin e ardhshëm dhe duket se nuk janë pak.

Kështu Edin Dzeko do të rinovojë vetëm nëse pranon një pagë jo më të lartë se 3.5 milionë euro në sezon, shumë larg pretendimeve të boshnjakut, që synon të përfitojë 5.5-6 milionë euro në sezon.

Ndërkohë trajneri ka dhënë miratimin edhe për largimin e emrave si Gosens, Dumfries, Brozovic e Onana, gjithmonë nëse në drejtim të tyre do të vijë oferta e duhur.

Nga ana tjetër, janë thuajse zero shanset për rinovimin me Gagliardinin dhe D’Ambrossion, teksa në dyshim është edhe blerja e Bellanovës nga Cagliari, pasi zikaltrit shpresojnë në një ulje të çmimit.

Të fundit

Bayern më i dobët se kurrë! Çfarë po ndodh me merkaton? Vonesat tregojnë se…

Bayern nuk po lëviz në merkato. Duket sikur ka ngecur dhe nuk po mban dot ritmin e klubeve të...

Nga monedhat te kolonat, në Divjakë zbulohen objekte me vlerë arkeologjike

Zona mes Lushnjës dhe Divjakës po merr një rëndësi të madhe sa i takon gërmimeve arkeologjike, pasi gjetjet e para premtojnë nxjerrjen në pah...

Tenori i madh këndon himnin para ndeshjes me Serbinë! Zbulohet emri i tij

Stadiumi kombëtar 22 mijë vendësh do të kumbojë mbrëmjen e së shtunës edhe për ato miliona zemra shqiptare anë e mbanë botës të cilat...

Biletat për Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Keni 24 orë kohë ose…

Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Të gjithë personat që janë shpallur...

Fier, përplasi mjetin bujqësor, 3 të plagosur! Arrestohet shoferi

Policia e Fierit ka arrestuar pak orë pas aksidentit me tre të plagosur të ndodhur rreth mesnatës së djeshme në fshatin Fermë-Çlirim, drejtuesin e...

Lajme të tjera

Web TV