Vijon dezinsektimi kundër karkalecave/ Prof i UBT-së Shahini: Jemi në kohë e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se po vijon dezinsektimi në zbatim të planit të masave, për zhdukjen e karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura bujqësore.

Sipas njoftimit nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) në Grabian dhe Tërbuf të bashkisë Lushnjë, prej dy ditësh po vijoj dezinsektimi në sipërfaqet e tokës ku është evidentuar prezencë e insektit të karkalecit.

Procesi dhe grafiku i dezinsektimit po ndiqet nga afër nga specialistë të departamentit të shërbimit dhe mbrojtjes së bimëve nga Drejtoria Rajonale Vlorë dhe profesorë të UBT-së.

Për herë të parë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar punën që në sezonin e vjeshtës duke zbatuar një protokoll shkencor për zhdukjen e karkalecit, që nis me dezinfektimin e insektit që në formën larvore të tij (pikërisht në këtë periudhë 10 – 20 qershor) dhe në fazën kur bëhet vezë në periudhën e vjeshtës.

Profesori i UBT-së, Shpendi Shahini tha për mediet se, “aktualisht jemi në kushtet e një situate nën kontroll të këtij dëmtuesi. Ne kemi një studim shkencor për insektin, për kushtet e vendit tonë dhe ndërhyrja që po ndërmerret është pikërisht e bazuar në këto aspekte shkencore, me qëllim marrjen e masave të kontrollit sa më efektive”.

Shahini tha se, nga monitorimi që i kemi bërë situatës që prej vjeshtës së vitit të kaluar, shihet se niveli i këtij dëmtuesi është në nivele të zakonshme dhe nuk pritet të kemi dëme në perspektivë. Ai theksoi se, masat eficiente kanë të bëjë me ndërhyrjen në kohën e duhur për këtë dëmtues dhe kjo gjë po kryhet pikërisht tani.

“MBZHR dhe UBT kanë bashkëpunuar për këtë çështje që prej fillimit të vitit të kaluar dhe ne sot e dimë se ku i kemi vatrat e insektit. Por çështja është se ne nuk mund të realizojmë spërkatjen me pesticide sapo të jetë evidentuar dëmtuesi, sepse ka një moment biologjik dhe ndaj këtu konsiston bashkëpunimi me MBZHR, për t’i sugjeruar kohën e përshtatshme për ndërhyrje”, u shpreh profesori i UBT-së.

Lexo edhe :  Ekonomia perverse e vetëvrasjes së asistuar

Ai tha se, insekti është shfaqur në fund të muajit maj dhe brenda 20 ditëve, që përkon me datën 12 qershor, ka ndodhur dhe çelja e popullatës, çka dikton momentin e duhur për të ndërhyrë me dezinfektimin e tokës ku është shfaqur.

Shahini bëri të ditur, se preparatet e përdorura për dezinfektimin e karkalecit janë miqësore dhe nuk dëmtojnë mjedisin dhe kulturat bujqësore.

Sipas AKVMB zonat ku do të bëhet ndërhyrja janë: Në Gjolenë të Belshit ku është kryer ndërhyrja.

Në Kosovë të Lushnjës ndërhyhet në datë 14 dhe 15 qershor.
Në fshatrat Grabian, Ferras, Stravec, Sopëz, Gradishtë, Spolat dhe Mertish të Divjakës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor.
Në fshatrat Plug, Saver dhe Karbunare të Lushnjës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor.
Në fshatrat Sevaster, Mavrovë, Kotë dhe Pete të Bashkisë Selenicë do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor.

Të fundit

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Lajme të tjera

Web TV