Hetimi 6 mujor/ SPAK lëshon 18 urdhërarreste, mes tyre edhe punonjës policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 18 urdhërarreste për disa persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal. Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe punonjës policie, të dyshuar për kontrabandë, pastrim të sendeve të përdorura për veprimtari kriminale.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar 18 urdhër arreste për persona të akuzuar për grup kriminal. Deri tani janë ekzekutuar 11 prej masave të arrestit. Ndërkohë mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 2 efektivë të Policisë Kufitare në Durrës të dyshuar për kontrabandë, pastrim të sendeve të përdorura për veprimtari kriminale. Gjithashtu është ndaluar Sokol Idrizi, ish-shofer në Ministrinë e Brendshme dhe gruaja e tij. Idrizi ka qenë edhe shoferi i ish drejtorit të Policisë së Shtetit Ard Veliu. Këta dy të fundit dyshohet se fusnin në territorin e Shqipërisë ora të vjedhura nga jashtë vendit. Hetimet kishin nisur prej më shumë se një viti si pasojë e një letërporosie nga autoritetet franceze.

Aksioni

Me emrin dhe simbolin e një marke veshjesh sipër saj, policia e Tiranës gjatë një operacioni pranë fshatit Marikaj sekuestroi 1.1 kilogram kokainë shumë të pastër me origjinë nga Amerika Latine dhe arrestoi 5 anëtarët e një grupi kriminal që kryesohej nga Ergest Nexhipi dhe Brajan Lala. Hetimet për zbulimin e këtij grupi kriminal kishin nisur që në dhjetor të vitit të kaluar kur policia e Tiranës kishte rënë në gjurme të Erges Nexhipit dhe Brajan Lalës që konsiderohen kryetarë të këtij grupi kriminal. Ata kishin lidhje me grosistë në Durrës nga ku siguronin kilogramë me kokainë të pastër që më pas ua jepnin shpërndarësve në kryeqytet për ta shitur në doza të vogla. Tre të arrestuarit e tjera Mario Dema, Ledio Gashi dhe Ergi Saliu gjenin lidhje në Tiranë me shpërndarës të cilët tregun e kokainës e kishin gjetur në baret dhe klubet e natës që frekuentohen shumë nga të rinjtë kryesisht në zonën e bllokut. I përfshirë në këtë grup kriminal ishte dhe një 34 vjeçar i cili mundi ti shpëtojë arrestimit. Ai kishte rolin e vëzhguesit dhe ndiqte rrugën e kokainës kur ajo transportohej nga Durrësi në Tiranë. Policia po thellon hetimet për të vënë në pranga personat që furnizonin me kilogramë kokainë 5 të rinjtë por edhe shpërndarësit që përfitonin kokainën prej tyre.

Të fundit

Manastirliu: TikTok-u do mbyllet për 12 muaj, kemi nisur komunikimin me përfaqësuesit

Ministrja Ogerta Manastriliu tha se do mbyllet TikTok për 12 muaj. Ministrja Ogerta Manastriliu tha se do mbyllet TikTok për 12 muaj. “Kufizim...

Zotohet Berisha/ Do ndërtojmë mikro HEC-e në lagje e komunitete për energji falas!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një vizion ambicioz për sektorin energjetik të Shqipërisë, duke premtuar një “bum të madh energjetik” bazuar...

VIDEO/ “Shpëtoni veten, hidhuni në det!” Anija me 92 persona pushtohet nga flakët

Një video dramatike shfaq momentin e tmerrshëm që kaluan 92 persona në bordin e një anijeje turistike, e cila u përfshi nga flakët. Zjarri në...

Begaj takim me ministrin e jashtëm çek: Marrëdhëniet e mira ndikojnë në turizëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavský Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti...

Ushtari i Aldo Bares futet ilegalisht në Angli/The Sun: 23 muaj betejë ligjore për emrin!

Anëtari i Bandës së Lushnjës, Maksim Çela ishte dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë për një...

Lajme të tjera

Web TV