Spanja “thyen” Italinë në minutat e fundit të sfidës dhe prek finalen e Nations League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja mundi 2-1 Italinë në gjysmëfinalen e Nations League, duke shkuar për të dytën herë në finalen e këtij kompeticioni. Një gol i realizuar pak minuta para fundit të kohës së rregulli vendosi fatin e kësaj sfide. 20 muaj pas finales së humbur me Francën, “iberikët” prekin sërish finalen, ku do të ndeshen të dielën me Kroacinë në Roterdam.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë për Spanjën, që realizoi që në minutën e tretë me anë të Pino, por pak vetëm 10 minutash lojë italianët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga ana e Immobile, i cili barazoi shifrat. Në të 21-ën Frattesi shënoi golin e përmbysjes, por VAR i ndërpreu festën Italisë, duke sinjalizuar një pozicion të parregullt.

Pjesa e parë ishte e bukur dhe me raste, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte. Fraksion i dytë ishte më i kujdesshëm, me skuadrat që ishin më të frikësuara e u desh një gol i Joselu, që i dha biletën e finales Spanjës.

Italia e pafat, pasi vetëm pak sekonda para fundit të kohës së rregullt e pa veten në disavantazh. Tani, Spanja në “De Kuip” do të masë forcat me Kroacinë e Daliç, për të përcaktuar fituesen e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Të fundit

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve. Bushati tha se...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali  Berisha dhe kandidati...

Lajme të tjera

Web TV