Zyrtare/ Rudi Garcia do të jetë trajneri i ri i Napolit për sezonin 2023-2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli nuk pret gjatë dhe arrin marrëveshjen me trajnerin e ri. Klubi napoletan do të ulë në pankinë francezin Rudi Garcia. Ka qenë presidenti i klubit italian, De Laurentis që ka dhënë njoftimin, me një postim në rrjetet sociale.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se, pasi e kam takuar gjatë 10 ditëve të fundit, zoti Rudi Garcia do të jetë trajneri i ri i Napolit”.

Rudi Garcia vjen pas një përvoje në Arabinë Saudite me Al Nassr. Më parë ai ka drejtuar skuadra si Roma, Lyon apo Lille.

Napolin e pret një punë e madhe këtë verë. Synimi është mbajtja e elementëve që spikatën gjatë edicionit, ndërsa do tentohet afrimi i 2-3 futbollistëve cilësorë.

Të fundit

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV