Detajet/ SPAK e merr në pyetje, cila është vajza në videon seksuale të Safet Gjicit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme u shpërnda masivisht në mediat sociale e në media një video skandal i kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjiti, ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së tij.

Mësohet se vajza protagoniste në video, është shtetasja me inicialet A.K., me origjinë nga Berati dhe vendbanim në Durrës.

Burimet bëjnë me dije se vajza është thirrur nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, pasi SPAK ka nisur tashmë hetim ndaj zotit Gjici.

Kujtojmë se pas bërjes virale të videos, Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i qytetarit të parë të Kukësit, post në të cilin u rikonfirmua edhe në “Lokalet” e 14 majit.

Ai kërkoi ndjesë, ndërsa shtoi se kishte rënë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përball në zgjedhje.

Ndërkohë vetëm pak orë më vonë, qeveria njoftoi shkarkimin e tij nga detyra. Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori vendimin për shkarkimin e tij.

Të fundit

Arrestohet “piloti” nga Kamza, kreu manovra në rrugë me Audi dhe përplasi 5 këmbësorë

Një burrë u arrestua nga policia për shkak se përplasi 5 këmbësorë me makinë, teksa kryente manovra me makinën...

Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Alba Malltezi Një port jahtesh në zonën turistike në Liguria është ndërtuar prej 1964. Janë 61 vite eksperiencë të turizmit lokal, global, e tani masiv....

E rëndë në SHBA!/ Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë. Dy viktima dhe një i plagosur

Dy ligjvënës nga Partia Demokratike në shtetin e Minnesotës janë sulmuar me armë në shtëpitë e tyre në SHBA. Si pasojë e të shtënave,...

Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda avionit të Pasagjerëve dhe vetëm...

Kupa e Botës për Klube, Messi: “Mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët”

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e...

Lajme të tjera

Web TV