Hysaj vlerëson trajnerin e ri: “Sylvinho na ka karikuar, jemi në rrugën e duhur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elseid Hysaj vlerësoi maksimalisht sfidën e kuqezinjve ndaj Moldavisë dhe tha se kjo është rruga që kombëtarja duhet të ndjekë, teksa komplimentoi edhe punën e bërë nga trajneri Sylvinho.

A besoni se kjo është forma më e mirë e Kombëtares?
Unë besoj që në këtë ndeshje sot kemi treguar një formë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë kështu, do të jetë shumë e vështirë për të gjitha skuadrat kundërshtare.

Duket se me skemat e Sylvinhos jeni përshtatur të gjithë më mirë…
Besoj që po, sepse kemi shumë lojtarë që luajë me katër në mbrojtje, në skuadrat përkatëse. Edhe Bajrami gjen veten më mirë me këtë skemë, ndaj besoj se ishte zgjedhje e mirë ajo e Sylvinhos trajner.

Çfarë i thatë Uzunit, kur vrapuat 70 metra dhe e patë të humbë atë rast?
I thashë shyqyr që ishte pozicioni jashtë loje…

Cili është çelësi i suksesit të Shqipërisë?
Sylvinho na ka karikuar shumë dhe na ka motivuar të bëjmë më të mirën. Kemi shumë djem të rinj, që edhe pse nuk luajnë shumë, na japin vërtetë shumë, duke u stërvitur me profesionalizëm dhe duke na motivuar të gjithëve.

Të fundit

Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij...

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Lajme të tjera

Web TV