I dhuroi Brazilit Botërorin e fundit, Scolari merr pankinën e ekipit të njohur latin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aventurë e re për Luiz Felipe Scolarin, trajnerin e fundit që i ka dhuruar një Kupë Bote kombëtares së Brazilit (2002). Në Botërorin e Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Felipao dërgonte në majën e botës një skuadër spektakolare me emra të paharrueshëm si Ronaldo Fenomeni, Rivaldo, Ronaldinho, Cafu dhe Roberto Carlos.

74-vjeçari, i cili ka një eksperiencë të madhe si trajner, njoftoi tërheqjen përfundimtare 14 nëntorin e vitit të kaluar. Kur u nda me Athletico PR.

Klub ku një ditë më vonë mori postin e drejtorit teknik. Por, propozimi i Atletico Mineiro i ka ndërruar mendjen. Scolari ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e skuadrës nga Belo Horizonte.

Përveç kombëtares braziliane, Scolari ka drejtuar Chelsea dhe Portugalinë, por edhe shumë skuadra braziliane, kineze dhe arabe.

Një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, Felipao nënshkruan me ne deri në dhjetor 2024.

Carlos Pracidelli do të jetë ndihmësi i tij”, lexohet në komunikatën zyrtare të Atletico Mineiro. Që me Scolarin në pankinë synon të luftojë për fitimin e trofeve.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV