Miratohet Strategjia Kombëtare e Sigurisë Ushqimore, Krifca: Përputhje me udhëzimet e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË, 16 qershor/ATSH-Maela Marini/ Këshilli i Ministrave miratoi sot Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Ushqimore.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca theksoi se “kjo është hera e parë që kemi ndërtuar një politikë dhe dokument të tillë tërësisht të përafruar me BE-në”.

“E konsiderojmë këtë dokument tejet të rëndësishëm për kuadrin e zhvillimeve të një kantieri shumë të rëndësishëm të Ministrisë së Bujqësisë që ka të bëjë me prioritetin themelor, sigurinë ushqimore, për sa i takon të gjithë kuadrit kohor nga vitit 2023-2027. Ne këtë vit fillojmë procesin screening me BE-në dhe duke qenë se Shqipëria gjithnjë e më shumë po forcohet në aspektin e ekonomisë bujqësore dhe është një vend i cili tashmë synon tregje gjithnjë e më të sofistikuara europiane për të gjitha produktet bujqësore është shumë e rëndësishme që ne të krijojmë një kuadër dhe kornizë të mirëmenduar të orientimit të politikave të sigurisë ushqimore në vend”, shtoi ajo.

Krifca theksoi se “kjo politikë ndahet në tre themele kryesore”.

“E para ka të bëjë me pjesën rregullatore për sa i takon të gjithë kuadrit ligjor në vend të Ministrisë së Bujqësisë, të gjithë agjencive ligjzbatuese, të rregullave të inspektimeve që kryhen nga zinxhiri në fermë te konsumatori. Është i gjithë aspekti i agropërpunuesve, agroindustrisë që kanë detyrim ligjor të ofrojnë ushqime të sigurta, por edhe shtylla e tretë e rëndësishme, konsumatori. Përmes vetëdijes apo organizimit në shoqatat e konsumatorëve evidentohen problematikat në tregje në mënyrë që i gjithë zinxhiri të funksionojë më së miri”, tha ajo.

Krifca theksoi se kjo politikë është hartuar në përputhje me direktivat e BE-së dhe kontrollon sigurinë ushqimore nga ferma në tryezë dhe mbrojtjen tërësore të konsumatorit që është edhe prioriteti numër 1.

Lexo edhe :  Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Strategjia e sigurisë ushqimore është e përkthyer në shifra financiare të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit në masën 1.415.400.000 lekë (afërsisht 13 milionë euro) dhe nga partnerët ndërkombëtarë në një masë 990.000.000 lekë (afërsisht 9 milionë euro).

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV