Shqipëri-Moldavi interes maksimal, policia publikon masat dhe rrrigët e bllokura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet këtë të shtunë me Moldavinë në “Air Albania”, sfidë e vlefshme për eliminatoret e EURO 2024.

Në prag të kësaj përballjeje, që do e mbushë stadiumin “Air Albania” plot, Policia e Shetit ka publikuar masat e marra dhe rrugët ku do të ndalohet qarkullimi i automjeteve, në mënyrë që të garantohet rendi, siguria dhe mbarëvatja e ndeshjes.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Moldavisë, që do të zhvillohet në datën 17 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në disa plane: 

  • Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Moldavisë, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
  • Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;
  • Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të hyjnë tifozët;
  • Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
  • Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
  • Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, një rendësi të veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

  • Federatën Shqiptare të Futbollit;
  • Policinë Bashkiake;
  • Shërbimin Zjarrfikës;
  • Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
  • Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Moldavisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 17 qershor 2023, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te stadiumi;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te stadiumi; 

-rruga “Asim Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te stadiumi;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i liceut deri te stadiumi;

-rruga “Mustafa Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te stadiumi;

-rruga “Jul Variboba”, nga posta deri te stadiumi; 

-rruga “Gjergj Filipi”;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Gardës së Republikës deri te stadiumi; 

-rruga “Avdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te stadiumi.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, për zbatimin e rregullave të hyrjes dhe të qëndrimit në stadium, si dhe respektimin e masave kufizuese për qarkullimin, në mënyrë që të sigurojmë mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Sigurojmë të gjithë qytetarët për gatishmërinë e plotë të strukturave të Policisë së Shtetit, për të garantuar standardet e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV