“I nxehti afrikan përfshin Shqipërinë”/ Meteorologia: Duke filluar nga dita e enjte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Mesdheun sjell mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Meteorologia Lajda Porja thekson se temperaturat do të jenë kryesisht të larta, me ditën e enjte që do të shënojë rritje deri në 37 gradë. Vranësira të lehta do të ketë kryesisht në zonat malorëe.

“Si pasojë e valëve të të nxehtit afrikan që ka përfshirë pellgun e Mesdheut do të ndikohet edhe Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët të prezent pothuajse në të gjithë territorin. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore.

Parashikohet që sot termometri të ngjitet deri në 32 gradë dhe e gjithë java do të jetë kryesisht me temperatura të larta, ku do të kulmojnë ditën e enjte. Të enjten do të shënohen temperatura 37 gradë.

Edhe pse nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, Shqipëria do të jetë në periferi të saj, temperatura ekstremisht të larta priten në Italinë Jugore.

Përsa i përket pjesës së rajonit, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë prezent që në orët e para të mëngjesit.

Vranësira të lehta dhe kalimtare do të jenë kryesisht në orët e pasdites.“, tha Porja.

Të fundit

Baton Haxhiu kërkoi mbylljen e RTSH-së, reagon Mevlan Shanaj:

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit...

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Lajme të tjera

Web TV