Xhaçka takim “lamtumire” me Yuri Kim: E trishtuar kur shoh se një mike e mire po largohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Punnëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot në një takim Yuri Kim, si vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Xhaçka thotë se ndihet e trishtuar që një mike e mirë po largohet. Ajo shton se me së bashku me diplomaten amerikane kanë punuar për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet.

Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë . I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen.”-shkruan Xhaçka.

Të fundit

DASH udhëzon amerikanët të mos udhëtojnë në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza

Departamenti Amerikan i Shtetit e ngriti sot në nivelin më të lartë këshillën e udhëtimit për në Izrael, duke...

Izraeli bombardon në transmetim live televizionin shtetëror iranian

Izraeli ka bombarduar televizionin publik iranian, në rrjedhën e disa sulmeve të vazhdueshme gjatë konfliktit të përshkallëzuar mes vendeve, i cili është në ditën...

Helikopteri me turistë bie në det, shpëtojnë të gjithë personat në bord (VIDEO)

Një helikopter që transportonte katër turistë amerikanë është rrëzuar në det në portin turistik të Vuliamenit, në jug të Athinës. Helikopteri ra midis jahteve të...

“PS-së i është mërzitur pushteti!”/ Socialistët në Kishë të Laçit për Berishën

Deputeti Dash Sula, i cili s’do të jetë më pjesë e Kuvendit, me ironi iu sugjeroi ligjvënësve të zgjedhur më 11 maj që të...

Bardhi e përmendi në Kuvend/ Zegjine Çaushi i njofton shkarkimin nga Berisha

Deputjeta socialisite Zegjine Çaushi, e cila pritet ti bashkohet Parlamentit në shtator, duket se i është bërë  ‘makth’ Gazment Bardhit. Ky i fundit nuk...

Lajme të tjera

Web TV