Raundi i parë kualifikues i Conference League, edhe Tirana mëson kundërshtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana – Dinamo Batumi, emri i kundërshtarit të bardhebluve në raundin e parë kualifikues të Conference League, tifozëve shqiptarë vështirë se mund tu thotë gjë. Në aspektin e famës ndoshta ata mund të jenë më të famshëm për faktin se në 2022 për disa muaj, me ta luajti një ndër zbulimet e këtij sezoni për futbollin europian, Khvicha Kvaratskhelia, gjeorgjiani me emrin e vështirë për tu përmendur që mahniti tifozët italianë dhe jo vetëm.

Atë kohë ne 2022 luante me Rubin Kazan në Rusi, por pas pushtimit të Ukrainës në fund marsin e 2022, dhe rregullave të Fifas që lejonin lojtarët të largoheshin nga klubet ruse  la Rubin Kazan  dhe u kthye në atdhe duke shfrytëzuar pikërisht Dinamo Batumi për pjesën e mbetur të sezonit duke u aktivizuar me ta në 11.

Dinamo Batumi nuk është skuadra më e suksesshme gjeorgjiane në një terren ku ligjin e ka bërë Dinamo e Tbilisit, por skuadra e Shehit duhet të bëjë kujdes. Ata janë një skuadër në superformë, aktualisht pas 19 javësh kampionat, kryesojnë renditjen në Gjeorgji me 42 pikë, kanë një grup që vlen 7.88 milionë euro, me diference nga Tirana qe kuotohet ne 4.9 milionë euro dhe mbi te gjitha do të jenë në kulmin e formës fizike në 13 korrik kur të mbërrijnë në Tiranë, me bardheblutë që do t’ju duhet ta vendosin fatin e kualifikimit një javë më pas në ndeshjen e kthimit që luhet në Gjeorgji.

Në krahun e Tiranës natyrisht historia më e pasur dhe  eksperienca në kompeticionet europiane , por mbi të gjitha për bardheblutë në riformatim, do të duhet shumë zemër e grinte prej Tirone për të kaluar një kundërshtar që ndonëse jo me shumë emër, është realisht shumë i vështirë.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV