“Shqipëria destinacion i preferuar i holandezëve”/ Këtë vit, 50% më shumë kërkesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një përvojë unike dhe destinacion i preferuar i turistëve nga Holanda. Kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50%. Agjencitë janë të gjitha të rezervuar.

Kështu raporton revista holandeze “RTL News”, njoftoi sot në rrjetet sociale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, duke theksuar se edhe një prej “Reality show” më të ndjekur në Holandë u regjistrua në vendin tonë.

“Reality show më i ndjekur në Holandë ‘Wie is de Mol?’ regjistrimet e të cilit u zhvilluan në destinacionet më të bukura të vendit tone, ngjalli mjaft kuriozitet në sytë e publikut holandez, duke e kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më të preferuara për t’u vizituar”, njofton Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Sipas RTL News, këtë vit kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50% dhe të gjitha agjencitë janë të rezervuara. Sot, gjithnjë e më shumë turistët po kërkojnë diçka ndryshe nga destinacionet e zakonshme dhe duan një përvojë  autentike”, njofton Ministria e Jashtme, duke i’u referuar shkrimit të revistës holandeze.

“Kultura, tradita, bujaria, mikpritja, uji  i kristaltë, ajri i pastër, Alpet  e larta, kaltërsia  e Adriatikut dhe Jonit, trashëgimitë kulturore të mbrojtura nga UNESCO si dhe kulinaria e pasur e kanë kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më unike për t’u vizituar, një përvojë autentike jo vetëm për turistët hollandez, por për turistët nga e gjithë bota”, përfundon njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV