Furrat drejt daljes në treg të lirë/ ERE: Subvencion vetëm për prodhuesit e bukës masive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike Petrit Ahmeti tha sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se çmimi i favorizuar prej 7,6 lekë për kwh duhet të zbatohet vetëm te prodhuesit e bukës masive.

Ahmeti pohoi se pjesa tjetër e bizneseve që kanë prodhuar produkte të tjera të brumit kanë përfituar në mënyrë abuzive tarifën e subvencionuar.

“Për këtë çështje jemi në bisedime me furrat e bukës. Çmimi i energjisë së subvencionuar ka qenë vetëm për prodhim buke, por ndërkohë ne dhe OSHEE jemi venë në pozitë të vështirë, pasi brenda këtyre ambienteve të vogla kryhet edhe prodhimi i pastave dhe produkteve të tjera të brumit. Përveç kësaj kanë vendosur edhe banakë frigoriferike që shitet bulmet, ndërsa një dyqan që është nga ana tjetër e murit e paguan energjinë me tjetër shifër. Edhe në bisedimet që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e furrave të bukës, ua kemi bërë të qartë që çmimi i favorizuar është vetëm për prodhimin e bukës”.

Debati për rritjen e çmimit të energjisë për furrat që nuk prodhojnë vetëm bukë masive është rikthyer prej disa javësh.

Me vendimin e ERES-s të vitit 2018 tarifa e subvencionuar e energjisë elektrike prej 7,6 lekë për kwh është përcaktuar vetëm për prodhuesit e bukës masive. Konkretisht për “furra buke dhe prodhim mielli për tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 7.6 lekë për kwh, ndërsa për “furra buke dhe prodhim mielli në tensionin 10 dhe 6 kV tarifa e energjisë është 7.1 lekë. Ndërsa për bizneset të lidhura në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kwh.

Nga përfaqësuesit e Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave dhe Pastiçerive është propozuar ndarja fizike e ambienteve që do të përkojë me instalimin e dy matëseve të energjisë elektrike.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave është kërkuar përcaktimi i një tarifë të ndërmjetme midis nivelit 7,6 dhe 14 lekë për kwh të energjisë për bizneset e prodhimit të produkteve të tjera të brumit, si byrek etj dhe pastiçerisë.

Kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se kërkesa është paradoksale.

“Ndërkohë ata kanë kërkuar që mund të ndajmë energjinë elektrike brenda, por është situatë paradoksale, sepse është lejuar që të kenë një çmim për prodhimin e bukës fillimisht pastaj është abuzuar sepse brenda ambientit kane filluar dhe aktivitete te tjera. Ata tentojnë një matës tjetër, por vendosja e një matësi ka një praktikë të caktuar. Nuk mund të tronditet kjo praktikë mbi bazën e një interesi të caktuar. Ne ju kemi thënë që zgjidhje është që energjia e subvencionuar do të jetë vetëm për prodhuesit e bukës”, theksoi ERE.

Sakaq edhe nga FSHU është kërkuar të bëhet diferencimi i prodhuesve dhe tarifa e subvencionuar ashtu siç është përcaktuar dhe në rregulloren e ERE të paguhet vetëm nga prodhuesit e bukës masive. FSHU pohuan më herët për Monitor se furrat e tjera duhet dalin në tregun e liberalizuar të energjisë me tarifë 18 lekë për kwh apo të paguajnë tarifën prej 14 lekë për kwh./monitor

Të fundit

Shqiptarë, kujdes! Rrahjet e zemrës shtohen dyfish këto ditë

Tirana, por jo vetëm po përvëlon nga temperaturat ekstreme të këtyre ditëve. Termometri ka shënuar 43 gradë në hije pasditen...

Mali i Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur

Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej...

Lewandowski: Doja të shkoja te Manchester United, por klubi…

Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers. Transferimi i tij dështoi për shkak të një reje vullkanike nga Islanda,...

Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga fshati Kullolas në Gramsh,...

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar

Katër fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe...

Lajme të tjera

Web TV