Lorenc Vangjeli: PD viktimë e mallkimit të Sokol Olldashit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se PD vazhdon të vuajë ende mallkimin e Sokol Olldashit.

Sipas Vangjelit, nëse do të ishte respektuar legjitimiteti statutor në kohën kur Olldashi kandidoi në vitin 2013 për kreun e PD, me shumë gjasa sipas Vangjelit do ishte zgjedhur kreu i partisë dhe historia e PD dhe politikës shqiptare do kishte qenë ndryshe.

“Nuk është politike, por që në Ballkan dëgjohet dhe besohet shumë. Jo pak demokratë, duke iu referuar pikërisht këtij momenti ku ju vini gishtin, legjitimiteti i dyshimtë qoftë politik qoftë edhe ,oral, në një garë të sjellë pasoja të paparashikuara. Pasojat i shikojmë, por arsyeja për shumë e shumë demokratë, përmendin një togfjalësh rrëngjethës, dramatik. Thonë që gjithçka po ndodh, e thënë në rrafshin e asaj që besohet shumë në Ballkan, të gjithë jemi rritur me mite, thuhet një shprehje: PD vazhdon të vuajë ende mallkimin e Sokol Olldashit, kandidatit, i të cilit nëse do ishte respektuar legjitimiteti statuor i zgjedhjes me shumë gjasa do kishte qenë kryetari i PD në vitin e largët 2013 dhe gjithashtu me shume gjasa historia politike e kësaj partie, e opozitës, por ndoshta edhe politikës shqiptare do kishte qenë ndryshe”, tha Vangjeli.

Pak muaj pas garës për kreun e Partisë Demokratike, ish-deputeti, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident automobilistik.

Të fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë! Çfarë i premtoi Trump, presidentit rus!

Ja deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. "Sot, Presidenti Trump dhe...

Ekstradimi i Lul Berishës/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit. Sipas...

40% e shqiptarëve me arsim të lartë në emigrim

Emigrimi i punëtorëve me arsim të lartë drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërorë. Në raportin e vjeshtës...

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Lajme të tjera

Web TV