Për gjashtë muaj, mbi 1 mijë e 500 qytetarë hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se në periudhën janar-mars të këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës 1 mijë. Por, ky numër tashmë është rritur duke shkuar në 1 mijë e 500.

 Shumë qytetarë janë duke vazhduar lënien e shtetësisë së Kosovës ndër vite. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti mbi 1 mijë e 500 qytetarë janë liruar nga shtetësia e Kosovës.

Në baze të të dhënave të Ministrish së Punëve të Brendshme, nga 1 janari nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 1.672 persona.

Njësoj gjendja ishte edhe vitin e kaluar. Afër 5 mijë ishte numri i qytetarëve që u liruan nga shtetësia kosovare përgjatë 2022-ës.

“Gjatë periudhës 01.01.2023-19.06.2023 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 1,672 persona. Në vitin 2022 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,792 persona”.

E më i vogël ishte numri i qytetarëve që e fituan shtetësinë e Kosovës këtë vit dhe vitin e kaluar.

“Gjatë periudhës 01.01.2023-19.06.2023, Shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar gjithsej 291 persona. Në vitin 2022 Shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar gjithsej 587 persona”.

Rëndomë kërkesat për lënien e shtetësisë vijnë nga personat që jetojnë në vende të tjera. Kjo pasi disa shtete nuk e lejojnë dyshtetësinë.

Theksojmë se Republika e Kosovës qytetarëve të saj u lejon të mbajnë dy e më tepër shtetësi, ndërkaq që ajo e Shqipërisë këtë numër e ka kufizuar në dy.

Në tre muaj, mbi 1 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës – Revista Monitor

Aleanca Kosovare e Biznesit ka vlerësuar se vetëm vitin e parë nga liberalizimi i vizave, Kosova rrezikon të mbetet me 150 mijë qytetarë më pak.

“Sipas parashikimeve që kemi bërë një vit më herët, ku paralajmërimet kanë qenë që nga viti 2010, 2011, 2016 që do të bëhet liberalizimi, kemi bërë një hulumtim dhe sipas atij, ne vetëm vitin e parë mund të mbetemi me 150 mijë qytetarë më pak. Një vlerë e madhe e cila pritet të lëvizë drejt Evropës, për të gjetur mundësi për t’u punësuar”.

Trendi i emigrimit, sipas shifrave zyrtare të institucioneve të Kosovës, është në rritje. Vetëm vitin e kaluar, nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë.

Arsyet kryesore të emigrimit të rregullt sipas ASK-së janë bashkimi familjar, martesa, gjetja e një vendi pune apo edhe studime. Në vitin 2020, nga Kosova emigruan mbi 8,000 veta; më 2019 mbi 34.000; dhe më 2018 mbi 28.000.

Lexo edhe :  Gjykata Kushtetuese sjell "3 rregulla të reja loje" për Kuvendin e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se në periudhën janar-mars të këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës 1 mijë. Por, ky numër tashmë është rritur duke shkuar në 1 mijë e 500.

 Shumë qytetarë janë duke vazhduar lënien e shtetësisë së Kosovës ndër vite. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti mbi 1 mijë e 500 qytetarë janë liruar nga shtetësia e Kosovës.

Në baze të të dhënave të Ministrish së Punëve të Brendshme, nga 1 janari nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 1.672 persona.

Njësoj gjendja ishte edhe vitin e kaluar. Afër 5 mijë ishte numri i qytetarëve që u liruan nga shtetësia kosovare përgjatë 2022-ës.

“Gjatë periudhës 01.01.2023-19.06.2023 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 1,672 persona. Në vitin 2022 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,792 persona”.

E më i vogël ishte numri i qytetarëve që e fituan shtetësinë e Kosovës këtë vit dhe vitin e kaluar.

“Gjatë periudhës 01.01.2023-19.06.2023, Shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar gjithsej 291 persona. Në vitin 2022 Shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar gjithsej 587 persona”.

Rëndomë kërkesat për lënien e shtetësisë vijnë nga personat që jetojnë në vende të tjera. Kjo pasi disa shtete nuk e lejojnë dyshtetësinë.

Theksojmë se Republika e Kosovës qytetarëve të saj u lejon të mbajnë dy e më tepër shtetësi, ndërkaq që ajo e Shqipërisë këtë numër e ka kufizuar në dy.

Në tre muaj, mbi 1 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës – Revista Monitor

Aleanca Kosovare e Biznesit ka vlerësuar se vetëm vitin e parë nga liberalizimi i vizave, Kosova rrezikon të mbetet me 150 mijë qytetarë më pak.

“Sipas parashikimeve që kemi bërë një vit më herët, ku paralajmërimet kanë qenë që nga viti 2010, 2011, 2016 që do të bëhet liberalizimi, kemi bërë një hulumtim dhe sipas atij, ne vetëm vitin e parë mund të mbetemi me 150 mijë qytetarë më pak. Një vlerë e madhe e cila pritet të lëvizë drejt Evropës, për të gjetur mundësi për t’u punësuar”.

Trendi i emigrimit, sipas shifrave zyrtare të institucioneve të Kosovës, është në rritje. Vetëm vitin e kaluar, nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë.

Arsyet kryesore të emigrimit të rregullt sipas ASK-së janë bashkimi familjar, martesa, gjetja e një vendi pune apo edhe studime. Në vitin 2020, nga Kosova emigruan mbi 8,000 veta; më 2019 mbi 34.000; dhe më 2018 mbi 28.000./Monitor.al

Të fundit

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së...

Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV. Pas restaurimit ajo është kthyer...

“Musiala, Musiala, Musiala”. Emri që trembi Florian Wirtz kur po bisedonte me Bayern

Më në fund zbulohet arsyeja pse Florian Wirtz i befasoi të gjithë duke refuzuar "ëndrrën e gjermanëve", Bayern, për t'u transferuar te Liverpool. Podkasti gjerman...

Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi shqiptar, i cili kishte kontakte...

SPAK nis operacionet edhe në Zvicër, zbulohet arsyeja madhore

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar...

Lajme të tjera

Web TV