Me vendim të Gjykatës së Posaçme policia e shtetit ndërhyri dje në kampin e Muxhahedinëve, organizatës MEK, për të sekustruar kompjutera dhe dokumente pasi dyshohet se nga ky kamp janë kryer sulme kibernetike ndaj vendeve të treta (kryesisht në Lindjen e Mesme”.
Ndërhyrja e policisë hasi në rezistencën e shumë anëtarëve të MEK ku u përdor gaz lotsjellës. Vdes një person, 36 të tjerë plagosen. MEK: U goditëm nga policia dhe iu hodh gaz.
Policia e Shtetit nisi paraditen e djeshme një kontroll në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ku ndodhen rreth 3 mijë anëtarë të MEK, e njohur ndryshe si opozita Iraniane. Urdhëri i kontrollit është lëshuar nga Gjykata e Posaçme në ambientet e kampit MEK, por ka hasur në rezistencën e tyre. për pasojë një person 65-vjeç humbi jetën në rrethana ende të pasqaruara dhe 36 të tjerë u lënduan.
Anëtarët e MEK bënë përgjegjës policinë dhe mohuan të kenë ushtruar dhunë ndaj tyre në momentet që po sekuestronin disa komjutera dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin prej tyre për sulme kibernetike ndaj vendeve të tjera.
Në njoftimin e policisë që erdhi në momentet e para të kontrollit thuhet se: “Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës”, thuhet në komunikimin e policisë së Shtetit.
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, policia ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp dhe janë plagosur nga përplasjet me policinë edhe 36 persona të tjerë.
Qeveria shqiptare pretendon se në kampin e muhaxhedinëve në Manzë të Durrësit po punohet kundër Shqipërisë sa i përket sigurisë kombëtare dhe asaj kibernetike. Institucionet ligjsbatuese në Shqipëri ka sinjale se brenda kampit mund të jetë hakëruar edhe portal qeveritar e-Albania dhe disa institucione nga ku rrodhën të dhënat shumë sensitive.
Me urdhër të SPAK policia e shtetit kanë ndërhyrë në kampin e Muxhahedinëve MEK, ku ka kanë bërë kontroll dhe kanë rënduar situatën mes shtetit dhe muhaxhedinëve që janë ngritur në protestë, ku nje prej banorëve të kampit ka humbur edhe jetën.
Situata e agravuar
Situata e tensionuar në kampin “Ashraf 3” në Manëz, ku janë strehuar rreth 3 mijë muxhahedinë iranianë, ka sjellë edhe një reagim nga ana e Ministrisë së Brendshme. Teksa banorët e kampit të MEK pretendojnë se një person u vra gjatë përplasjeve me policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës, Ministria e Brendshme mohon të ketë viktima nga ky aksion i urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme. Por në të vërtetë një person është konfirmuar se ka humbur jetën nga gazi lotsjellës.
Sipas MB, operacioni të Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të GJKKO. “Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit.
Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”, thuhet në reagimin e MB. Sipas Ministrisë së Brendshme, vendimi i strukturave të drejtësisë për të kontrolluan kampin e MEK është i justifikuar pasi muxhahedinët kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar në 2014 me shtetin shqiptar.
“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen.
Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”, nënvizohet në reagimin e MB.
Vdekja e muxhahedinit
Pas pretendimeve të muxhahedinëve për dy viktima pas përplasjeve me policinë, janë konfirmuar brenda spitalit se vetëm një person ka humbur jetën. “Deri tani, ka një person të vdekur”, tha një nga mjekët e spitalit brenda kampit të Manzës. Gjithashtu, ky mjek theksoi se janë mbi 100 të plagosur.
Një mjek tjetër shpjegoi se kjo ka ndodhur për shkak të përdorimit të sprajit me piper: “E hodhën te njerëzit pasi kërkuan t’ia merrnin kompjuterët me forcë”. Ndërsa avokati i kampit të MEK, Genc Gjokutaj pretendon se policia ka përdorur gaz lotsjellës si dhe kanë dhunuar iranianët në kampin e MEK.
“Është përdorur gaz lotjsellës dhe shkopinj gomash. Kanë kërkuar arsyet por nuk ua kanë dhënë. Kemi një të vdekur, që ka ndërruar jetë nga gazi lotsjellës dhe goditjet. Është evidente, viktima ka hematoma, është goditur me sende të forta në pjesën e ballit. Po presim raportin mjekologjit dhe i policisë. Nuk ka pasur arrestime gjë që tregon se nuk ka pasur sulm nga ana e iranianëve.”- tha avokati, Genc Gjokutaj.