Vendi me pagat më të ulëta/ Çmimet në Shqipëri, të dytat më të shtrenjtat në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT.

Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%.

Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit Europian, në Bosnjë-Hercegovinë 57.6, ndërsa më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 51%.

Më të shtrenjta se mesatarja europiane në Shqipëri janë bulmeti (111.7%), vaji  (106.7), Pijet joalkolike (108%) elektroshtëpiake (122%), sipas Eurostat.

Ndonëse kanë pagat më të ulëta mesatare në rajon, rreth 30-40% më pak se vendet e tjera (me përjashtim të Kosovës) familjet dhe individët shqiptarë përballen me çmime më të larta në blerjet e tyre të përditshme.

Shqipëria dhe Kosova kishin pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto).

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë. Maqedonia e Veriut e kishte pagën mesatare në 2022 në 771 euro, Mali i ZI 883 euro, Bosnja 883 euro.

Çmimet në Europë

Në vitin 2022, nivelet e çmimeve për shpenzimet e konsumit përfundimtar të familjeve, ndryshonin gjerësisht në të gjithë BE-në.

Nivelet më të larta të çmimeve u regjistruan në Irlandë (146% e mesatares së BE-së), Danimarkë (145%) dhe Luksemburg (137%). Ndërkohë, nivelet më të ulëta janë shënuar në Rumani (58%), Bullgari (59%) dhe Poloni (62%).

Hendeku më i madh i çmimeve për alkoolin dhe duhanin

Në vitin 2022, niveli i çmimeve për alkoolin dhe duhanin ishte rreth 3.3 herë më i lartë në vendin më të shtrenjtë, sesa në atë më pak të shtrenjtë. Nivelet më të ulëta të çmimeve për alkoolin dhe duhanin, u regjistruan në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Poloni (73%) dhe Hungari (78%).

Lexo edhe :  Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit, 29 prill 2025

Ndërkohë, nivelet më të larta janë regjistruar në Irlandë (216%), Finlandë (174%) dhe Danimarkë (138%). Ky ndryshim i madh i çmimeve është kryesisht, për shkak të dallimeve në taksat e këtyre produkteve.

Restorantet dhe hotelet, renditen të dytat për sa i përket diferencës së nivelit të çmimeve, me nivelet më të ulëta të çmimeve të regjistruara në Bullgari (51% e mesatares së BE), Rumani (61%) dhe Hungari (62%) dhe më të lartat në Danimarkë (156%), Finlandë (132%) dhe Luksemburg (131%).

Çmimet e veshjeve ishin më të lira në Bullgari (80% e mesatares së BE-së), Hungari (83%) dhe Rumani (84%), ndërsa më të shtrenjta në Danimarkë (134%), Suedi (117%) dhe Çeki (115%).

Pabarazitë u regjistruan gjithashtu për ushqimin dhe pijet joalkoolike, që variojnë nga 72% e mesatares së BE-së në Rumani në 121% në Danimarkë, pajisjet e transportit personal, që variojnë nga 87% në Poloni në 132% në Danimarkë, dhe pajisjet elektronike të konsumatorëve, nga 92% në Itali në 115% në Francë)./monitor/

Të fundit

Jorida Tabaku publikon spotin elektoral si kandidate e PD-së për qarkun Tiranë

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun Tiranë, Jorida Tabaku, ka publikuar spotin e saj elektoral...

Shkatërruan lokalin për ta plaçkitur, kamerat tradhtojnë 2 hajdutët

Tentuan plaçkitjen e një lokali gjatë natës duke thyer xhamat, me qëllim vjedhjen e xhiros ditore, arrestohen nga policia 2 të dyshuarit, njëri prej...

Teleskopi më i madh diellor në botë kap një imazh të Diellit me detaje të mahnitshme

Një imazh i ri i Diellit i marrë nga teleskopi diellor më i madh në botë tregon sipërfaqen e yllit tonë më të afërt me detaje...

Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve…

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të...

Deklaroi se është transgjinore, vajza e Robert De Niros rrëfen sfidat gjatë rritjes

Airyn De Niro, vajza e aktorit të famshëm Robert De Niro dhe aktores Toukie Smith, ka dalë publikisht si transgjinore në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV