Instituti i Albanologjisë çon në gjyq qeverinë/Kërkon shfuqizimin e vendimit për mbylljen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademia e Studimeve Albanologjike ka depozituar një ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, kërkesë-padia për hapjen e procesit gjyqësor ndaj Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Në këtë  kërkesë-padie kërkohet shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj” dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit.

Më 12 qershor 2023, Senati Akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike vendosi ndjekjen e procesit ligjor kundër aktit të paprecedent për mbylljen e veprimtarisë të një prej institucioneve më të rëndësishme të albanologjisë, arsimit të lartë dhe kulturës shqiptare.

Sipas ASA ky vendim është marrë në kundërshtim të procedurave ligjore dhe nënligjore të parashikuara nga vetë Këshilli i Ministrave dhe nga ana tjetër, në mungesë totale të konsultimit paraprak me institucionin.

Kërkesë-padia mban firmën e kryetarit të Senatit, njëherësh rektor i ASA-s, prof.dr. Luan Përzhita.

Të fundit

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

“Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë ka arritur fundin dhe zgjidhja...

Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale. Seanca do të mbahet në...

Lajme të tjera

Web TV