Rama e nis ditën me pamje nga Shkodra: Beneti po çliron rrugët nga regjimi i plehrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga Shkodra. Një bashkie e fituar pas shumë vitesh nga PS, pasi ishte një bastion blu.

Rama ka ndarë pamje nga pastrimi që po bëhet në Shkodër, teksa shkruan se kryebashkiaku Benet Beci po çliron rrugën nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët.

“MIRËMËNGJES  dhe me Shkodrën e pastër, prioriteti i parë i emergjencës, që ka nisur të jetësohet nga Beneti për çlirimin e çdo rruge të qytetit nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë që vetëm 3 ditë më parë Benet Beci mori detyrën si  Kryebashkiak i Shkodrës. Benet Beci i dhuroi më 14 Maj socialistëve për herë të parë fitoren në këtë bastion i cili historikisht ka qenë blu.

Me një diferencë të konsiderueshme votash, Beci la pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV