”Shihemi së shpejti”/Balluku: Kim i shërbeu Shqipërisë, misioni i saj kishte tre kolona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/kryeministrja dhe ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku përshëndeti sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, në përfundim të misionit të saj në vendin tonë.

Balluku u shpreh se, “në fjalën e parë si ambasadore në Tiranë, Yuri Kim tha se misioni i saj kishte tre kolona kryesore, një prej të cilave lidhej direkt me portofolin e ministrisë që unë drejtoja, zhvillimin ekonomik dhe biznesin e ngritur mbi parimin e transparencës e konkurrencës së ndershme”.

“Gjithkush në atë kohë ka menduar se ishin premtimet e radhës nga një nga ambasadoret më të rëndësishme për Shqipërinë, por askush nuk mund të besonte se ajo e kishte shumë seriozisht misionin e saj në vendin tonë dhe se do bëhej një nga personalitetet më ndikues për çdo shqiptar”, theksoi Balluku, në rrjetet sociale.

“Sot pas më shumë se tre vjetësh bashkëpunim me Yuri Kim, mund të them pa frike se unë dhe stafi im, jemi dëshmitarët e gjallë të dëshirës dhe pasionit të saj për të mbështetur e ndihmuar Shqipërinë, jemi të lumtur që patëm mundësinë të kemi në krah një grua që i shërbeu këtij vendi të vogël si të ishte bijë e tij, një grua që me këmbënguljen e saj arriti të realizonte premtimet e dhëna në atë fjalë të parë, kur gjithkush besonte se ishte një fjalë e shkruar nga këshilltarët e radhës dhe jo misioni dhe vizioni i qartë i saj”, u shpreh Balluku.

“E dashur Yuri të uroj nga zemra rrugëtim të mbarë në vazhdimësi dhe jam e sigurt që Shqipëria dhe shqiptarët kanë një vend të veçantë, përgjithmonë në zemrën tënde, ndaj jam e sigurte që kjo nuk është një lamtumirë. Shihemi së shpejti”, përfundoi postimin e saj zv/kryeministrja, Belinda Balluku.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV