A jeni në listë/ Këto shenja të Horoskopit e kanë ëndërruar martesën që në fëmijëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë disa shenja që janë beqarë të betuar dhe vetëm në mendimin e martesës ndryshojnë dhjetë ngjyra.

Atyre nuk u pëlqen aspak ta mendojnë veten si të martuar në një shtëpi dhe përkundrazi preferojnë vetminë ose marrëdhëniet më kalimtare.

Martesa dhe angazhimi u shkakton stres dhe i largon gjithnjë e më shumë nga ideja e ngjitjes së shkallëve të kishës. Në të njëjtën kohë, një kategori tjetër njerëzish e konsiderojnë martesën diçka formale dhe se ajo nuk është gjë tjetër veçse një “letër”.

Nga ana tjetër, disa shenja të tjera të horoskopit e përfytyrojnë dasmën që në moshë të vogël dhe e kanë në mendje si një ditë ëndërrimtare dhe shumë të veçantë.

Ata e konsiderojnë atë si bashkimin përfundimtar me partnerin e tyre dhe për ta do të thotë shumë më tepër se një copë letër e thjeshtë.

Përveç kësaj, i gjithë procesi dhe përgatitja e dasmës u duket shumë bukur dhe që në fëmijëri imagjinojnë veshjet, hapësirën si dhe detaje të tjera si  ftesat etj.

Shihni më poshtë nëse i përkisni një prej këtyre shenjave të zodiakut që nga një moshë shumë e re vizualizojnë ditën e tyre të dasmës:

PESHQIT

Peshqit janë shenja që përgjithësisht e duan shoqërinë dhe lidhjen me personin e tyre. Investojnë në marrëdhëniet njerëzore dhe që në moshë të vogël kërkojnë partnerin me të cilin do të kalojnë pjesën tjetër të jetës. Janë mjaft sentimentale dhe pëlqejnë angazhimet pasi ndihen sikur po vulosin dashurinë e tyre në njëfarë kuptimi. Kështu, martesa për ta është bashkimi përfundimtar.

GAFORRJA

Gaforret janë sigurisht pro martesës dhe çdo lloj angazhimi, pasi janë të lindur për të krijuar familje. Ata investojnë shumë në marrëdhëniet e tyre dhe nëse ia vlejnë e kanë gjithmonë në mendjen e tyre për ta zyrtarizuar. Martesa për ata që në moshë shumë të re është një ëndërr e përjetshme dhe emocioni kur ata e realizojnë atë është i madh.

Të fundit

Shqipëria, lider për energjinë e rinovueshme

Shqipëria ka prodhuar me shume energji te gjelbër sesa ka konsumuar.Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të...

Dy vite pas ndarjes, Kim Kardashian “ribashkohet” me Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga ndarja e tyre . Ish-çifti do të ribashkohet në një...

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama anulon takimet në Shkodër

Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të...

Arrestimi i Erion Veliajt, dërgohet te Blloku i Sigurisë

Pas arrestimit, burime bëjnë me dije se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar te Blloku i Sigurisë te Mine Peza në Tiranë. Me vendim...

Partizani e nisi me shtatë shqiptarë nga Kosova derbin me Tiranën

Kosova në vitet e fundit ka arritur të zhvillojë akademi shumë cilësore nga të cilat dalin plot futbollistë cilësorë. Sakaq, tregu tashmë është zgjeruar dhe...

Lajme të tjera

Web TV