Mbyllet ‘Klanifornia’! Julian Deda: Fundi i një rrugëtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi i humorit në Tv Klan, “Klanifornia”, mbyll rugëtimin e tij. Aktori Julian Deda me një postim të trishtë në Facebook ka njoftuar se ky ishte sezoni i fundit i programit të humorit.

“Sot ishte hera e pare ne 20 vite karriere, qe shkova ne pune i merzitur, dola ne skene pa e patur fare mendjen aty. Si asnjehere ne jeten time, doja me shume ikja nga puna, se sa te rrija aty, sepse nuk me behej ti shihja koleget ne sy. Kisha frike se mos e leshoja veten, kisha shume frike. Sot xhiruam shfaqjen e fundit te Klanifornias. Nuk me merzit fakti qe s’do kete me Klanifornia, se çdo spektakel ka ciklin e vet. Me prek vetem ideja qe nuk do takohem me çdo dite, siç kam bere keto 15 vitet e fundit me familjen time te dyte, me koleget dhe bashkepunetoret e mi, me te cilet kemi ndare jo vetem skenen, por edhe gezimet dhe hallet e njeri-tjetrit, miqesine qe do jete e perjetshme dhe mbi te gjitha pasionin per profesionin. I dua te gjithe pa perjashtim, jane pjese e jetes sime dhe sigurisht pjesa me e rendesishme e karrieres sime. Prandaj, sot vetem ju dua t’ju falenderoj, meritoni gjithe duartrokitjen time te zemres. Ju uroj me gjithe shpirt, qe si ju dhe une bashke me ju, te jemi dinjitoz dhe te suksesshem kudo qe te shkojme, ne çdo projekt ne vazhdim. Eshte nder per çdo televizion te kete ne perberjen e tij djem e vajza te talentuar, siç jemi ne, Familja e Madhe e Apartamentit 2xL dhe Klanifornias,”-shkruan aktori.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV