SHBA, vidhen të dhënat personale të 769 mijë pensionistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë vjedhur të dhënat personale të 769 mijë personave të cilët kanë dalë në pension nga zona të lidhur me administratën e rajonit të Kalifornisë në SHBA, transmeton Anadolu.

Sistemi i Pensioneve për Punonjësit e Sektorit Publik në Kaliforni njoftoi se shumë njerëz dhe institucione u prekën nga sulmi kibernetik i kryer në qershor duke përfituar nga një dobësi në MOVEit Transfer i cili është një mjet për transferimin e skedarëve (dosjeve).

Në sulmin kibernetik janë marrë të dhënat personale të 769 mijë anëtarëve të sistemit. Në mesin e këtyre përfshihen informacione të tilla si emri dhe mbiemri, data e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore dhe emrat e anëtarëve të familjes.

Ndërkohë bëhet e ditur se lidhur me çështjen janë informuar personat të cilëve u janë vjedhur të dhënat. Pretendohet se sulmi kibernetik ndaj MOVEit është kryer nga hakerë rusë.

Të fundit

Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, kombëtarja kuqezi sfidon Portugalinë

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e saj të parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë. Lojtarët e...

Sulm me thikë në aeroport, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Skena paniku u regjistruan në aeroportin e Gran Canarias të shtunën, kur një 18-vjeçar nga Gambia u qëllua për vdekje nga policia spanjolle, pasi...

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë në një intervistë të re për Vanity Fair. Duke kritikuar ndikimin në rritje të...

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka...

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe...

Lajme të tjera

Web TV