Chelsea refuzon oferën e tretë të Manchester United për Mason Mount, “Djajtë” insistojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea i ka thënë jo ofertës së tretë prej 55 milionë paund për Mason Mount. Përgjigja e “Bluve të Londrës” ka ardhur të premten në mbrëmje, duke bërë të ditur se marrëveshja do të arrihet vetëm nëse “Djajtë e Kuqë” ofrojnë 58 milion paund, plus shtatë të tjera në formën e bonuseve.

Tani topi kalon sërish në anën e Manchester United, megjithatë mediat britanike bëjnë të ditur se kjo ishte ofera e fundit e “Djajve të Kuq”, që mesa duket do të tërhiqen nga gara për të studiuar të tjera alternativa.

Në anën tjetër Chelsea rrezikon shumë, pasi Mount është në vitin e fundit të kontratës dhe në rast se londinezët nuk gjejnë një klub për ta shitur rrezikojnë ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme.

24-vjeçari ka dalë nga akademia e “Bluve të Londrës” dhe shihet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen, megjithatë minutat e pakta në dispozicion në sezonin e fundit e kanë shtyrë të kërkoj një eksperiencë të re për të ardhmen. Në sezonin e fundit ai u aktivizua në 24 ndeshje në Premier League, ku shënoi tre gola dhe asistoi dy herë për shokët e skuadrës.

Të fundit

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025,...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Skenë si në filma!/ SHBA, përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti hidhet në ujë por…

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, që përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një...

Fenomeni i çuditshëm në Kinë/ Të rinjtë paguajnë që të shtiren sikur punojnë

Në Kinë po rritet një trend i pazakontë mes të rinjve të papunë: ata paguajnë kompani që t’u japin mundësinë të shtiren sikur punojnë...

Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?

Auron Tare Në një video promocionale AADF në bashkëpunim me Ekipin e Komunales së Gjirokastrës, po promovojnë restaurimin e Gardhit rrethues të Qytetit Antik të Butrintit. Restaurimi i...

Lajme të tjera

Web TV