Në garë Lulzim Basha e Gjergji Hani, nis sot fushata për kreun e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes paragjykimeve se gara është e paracaktuar dhe përballë rezistencës së fortë të grupit të deputetëve se nuk duhej të kishte zgjedhje, gara për kreun e ri të PD hyn tashmë në një fazë tjetër, ku fjalën e kanë kandidatët.

Duke nisur nga e shtuna, Lulzim Basha dhe i vetmi kandidat përballë tij, Gjergji Hani nisin fushatën për të bindur demokratët për t’i besuar, të parit për të disatën herë, drejtimin e partisë.

Fushata do të zgjasë nga 24 qershori deri më 27 korrik, sic vendosi mes debateve kryesia e PD-së në mbledhjen gati 10 orëshe.

Report Tv mëson se fushata e dy kandidatëve do të shtrihet në dy rrafshe, debatet me praninë mediatike dhe takimet e mbyllura.

Këto të fundit nisin këtë të shtunë, fillimisht me themelues, figura te shquara në vite të PD, e qëndrestarë.

Fushata, do të përfshijë të paktën 6 debate të 2 kandidatëve përballë njëri-tjetrit.

Zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri të PD, që me gjasë do të rikthejnë Lulzim Bashën aty ku e la më 21 mars të 2022, po zhvillohen mes një sërë paqartësish për rrugën statutore dhe ajo që është më kryesorja, listën e anëtarësisë.

Cilët do të jenë anëtarët që do të votojnë më 29 korrik, në kushtet kur PD është e ndarë tashmë në 3 pjesë

Të fundit

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku...

Lajme të tjera

Web TV