“Qeros”, trajneri i Spanjës preket nga thirrjet e tifozëve: Ishte mungesë respekti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën drejtimin e Luis de la Fuentes, Spanja u rikthye te një trofe pas 11 vitesh (i fundit ishte Euro 2012) teksa iberikasit fituan edicionin e tretë të Nations League në një finale përballë Kroacisë. Entuziazmi ishte i lartë edhe tek tifozët të “etur” për të festuar.

Por, festa pas ndeshjes në praninë e tifozëve ka lënë një shije të hidhur për trajnerin De La Fuente, i cili së fundmi zbulon se nuk i kanë pëlqyer aspak thirrjet “qeros” nga ana e turmës. 62-vjeçari shprehet se ishte një mungesë respekti, edhe pse ai u mundua ta kalonte me sportivitet.

“Nuk është se ato thirrjet u dëgjuan shumë, por janë veprime që mua më shqetësojnë dhe më bezdisin. Sjellja e keqe është diçka që nuk e toleroj dhe më shqetëson. Mund të them se ishin rreth 20 veta që bërtisnin, por të tilla situata ndodhin sa herë mblidhen shumë njerëz. Ishte një atmosferë magjike në fakt, por ato thirrje ishin të dënueshme.

Mendoni pak se çfarë do të ndodhte nëse ato thirrjet do të ishin me karakter racist. Unë nuk e kam aspak problem që nuk kam flokë, jam qeros dhe jam i lumtur. Por, duhet të edukojmë njerëzit që të sillen me edukatë”, u shpreh De La Fuente.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV