Shqiptarët “braktisin” gomonet, ja “zgjidhja” e re për të ikur në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrantët shqiptarë detyrohen të fshihen në hapësirat e ngushta të kamionëve, për të kaluar ilegalisht në Britani.

Një grup që merrej me këtë punë është kapur nga ana e policisë. Kjo bandë trafikonte ilegalisht shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke shfrytëzuar individë që kërkonin mundësi më të mira ekonomike.

Dimitraki Nika, 35-vjeç, Arlin Leka, 29-vjeç dhe Doru-Emil Moldovan, 32-vjeç, pranuan të gjithë pjesën e tyre në komplot. Kristian Agolli, 35-vjeç, Aldis Cseplye, 33 vjeç, Sorin Holerca, 40-vjeç dhe Jozef Szekely, 33-vjeç, u shpallën fajtorë pas një çështje gjyqësore muajin e kaluar, dhe morën një dënim me më shumë se 24 vite burg.

Grupi u zbulua pasi detektivët mbyllën dy fabrika kanabisi në Brent, Londër. Ata zbuluan se grupi i krimit të organizuar kishte përdorur automjete mallrash të regjistruara rumune, për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke marrë rrugën e pazakontë nga Dunkirk në Dover, me shqiptarët të fshehur në zonën e kabinës.

Më pas kamionët ndaluan në stacionet e shërbimit në autostradë, përpara se të takonin një anëtar të bandës që do të takonte shqiptarët. Ndonjëherë shoferit të mallrave i jepej një paketë e vogël përpara se të kthehej në automjet dhe të vazhdonte udhëtimin. Më pas, emigrantët e paligjshëm do të largoheshin zakonisht në zonën e Southgate, përpara se të kalonin shqiptarët e tjerë,  raporton “Daily Mail”.

Chris Foster, Zëvendës Drejtor nga Njësia e Hetimit Kriminal dhe Financiar të Ministrisë së Brendshme, tha: “Ky grup i krimit të organizuar është tani pas hekurave, falë punës së Policisë Metropolitane”

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë të policisë, për të penguar bandat, dhe për të siguruar që ata që abuzojnë me ligjet tona të përballen me pasojat e krimeve të tyre”.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV