Për një mëngjes plot energji, provo këtë recetë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hithra është një nga bimët më të pasura me ushqyes në mbarë botën. Kjo bimë është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve.

Studimet kanë treguar se hithra ka plot antioksidantë, lufton mikrobet, kuron ulçerën dhe luan rol të rëndësishëm kundër dhimbjeve.

Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ul tensionin e lartë të gjakut.Konsumimi rregullisht i hithrave shkatërron gurët në veshka dhe ndihmon me shkarkimin e ujërave të tepërt.

Hithrat konsiderohen si një nga produktet natyrale më efikase në luftën kundër alergjive e cila gjithashtu ndihmon me sëmundjet respiratore.

Hithrat japin një ndihmesë domethënësë me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin.

Studimet më të fundit tregojnë se konsumimi i hithrave forcon trurin dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundje të tjera nervore.

Hithrat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroideve, shpretkës dhe pankreasit.

Ato mbrojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve nëse përdoren si shpëlarës goje.

Shtrydhja e bimëve si hithra është një nga mënyrat më të shpejta për të furnizuar trupin me ushqyes.

Hithrat janë dhe një qetësues shumë i mirë natyral që ju çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve.

Lëngu që ju sugjerojmë është i mbushur me vitamina e minerale që vijnë jo vetëm nga hithra por edhe nga karrotat dhe mollët.

Ky lëng është natyral dhe i dobishëm, sidomos nëse pihet në mëngjes.

Për këtë recetë do t’ju nevojiten:
6 degë të plota të hithrës
4 karrota
2 mollë

Udhëzimet:
Merrni një shtrydhëse frutash dhe hidhni hithrat të parat. Më pas shtrydhni karrotat dhe mollët.
Përzijeni lëngun që të jetë i njëtrajtshëm dhe shërbejeni. Sasia e përftuar e lëngut është e mjaftueshme për 2 persona./AgroWeb.org

Të fundit

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV