Saranda rekord turistësh, hotelet të prenotuara 90%, po vijnë spanjollë dhe francezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e këtij viti premton të thyejë rekord për sa i përket prezencës turistike në Sarandë.

Arben Çipa, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik tregon se industria hoteliere në qytetin jugor është duke kaluar ditët më të mira.

“Prezenca turistike aktualisht ka të bëjë me pushues që vijnë nga Europa Qendrore. Kemi pushues spanjollë dhe francezë, ka ndryshuar tipologjia e pushuesve në Sarandë. Ajo që vëmë re është se turistët preferojnë jo vetëm Sarandën por të gjithë jugun, Gjirokastrën, Beratin, Vlorën marrin mjete me qira dhe i vizitojnë”, thotë Çipa.

Në masë të madhe gjatë muajve korrik-gusht Saranda do të mirëpres turistët italianë. Kjo kategori turistësh është e pritur drejtë akomodimit në apartamente dhe frekuentimit të restoranteve.

“Ajo që mendoj se do të jetë qershia mbi tortë për Sarandën, sidomos për restorantet dhe apartamentet do të jenë italianët. Ka prenontime të konsiderueshme nga italianët, dhe është koha që ne i presim ata. Pavarësisht se këtë vit nuk u realizua linja Bari-Sarandë, italianët do të vijnë përmes Igumenicës ose përmes Vlorës e Durrësit. Prezenca e italianëve do të sjellë dinamikë, do të jetë ajo çfarë Saranda kërkon”, shprehet ai.

Saranda është kthyer në një magnet që tërheq pushues nga e gjithë bota. Bukuritë natyrore të qytetit bregdetar bëjnë që të huajit ta mbipopullojnë gjatë verës.

“E zgjodha Sarandën sepse kisha dëgjuar për bukurit e këtij vendi, kaq e thjesht. Sapo kam mbërritur këtu dhe duket mirë, më pëlqen. Dhe kam qenë në Ksamil, ishuj të bukur atje. Kisha disa informacione mbi Sarandën dhe erdha ta shohë me sytë e mi”, thotë një turist.

Për detin dhe jo vetëm, qindra mijëra pushues do të vizitojnë Sarandën këtë verë, në atë që industria turistike atje po e quan që tani sezoni i rekordeve.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV